Lajme Zone
‘Gjuha është kthyer në një burg pa mure’/ Berisha në Strasburg: Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, pluralizmi bëhet fiktiv
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

‘Gjuha është kthyer në një burg pa mure’/ Berisha në Strasburg: Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, pluralizmi bëhet fiktiv

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare për kontrollin e medias dhe kufizimin e pluralizmit, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare për kontrollin e medias dhe kufizimin e pluralizmit, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg. Berisha deklaroi se mbi 90% e mediave në Shqipëri kontrollohen nga interesat politike dhe ekonomike të qeverisë dhe bizneset e lidhura me të. Sipas tij, mediat që nuk janë nën këtë kontroll përballen me presione, sulme ndaj gazetarëve dhe gjoba të rënda. Berisha e cilësoi “korruptimin e gjuhës” si një mjet sundimi, duke argumentuar se ai pengon mendimin e pavarur dhe e bën pluralizmin politik fiktiv. Në përfundim të fjalimit, kreu i PD kërkoi qëndrime dhe masa ndërkombëtare ndaj asaj që ai e cilësoi si “narkoshtet”, duke e lidhur këtë me rivendosjen e lirisë së medias dhe pluralizmit demokratik në Shqipëri. Fjalimi i djeshëm i kryetarit të PD, Sali Berisha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, transkriptuar edhe në sajtin zyrtar Zonja Kryetare, Raportet më serioze ndërkombëtare dëshmojnë se në Shqipëri mbi 90% e mediave, përfshirë mbulimin e lajmeve, debatet dhe editorialet, kontrollohen nga kryeministri, narkoqeveria e tij dhe bizneset e oligarkëve të tij. Më pak se 10% e mediave që nuk kontrollohen janë subjekt i persekutimit, sulmeve verbale dhe fizike kundër gazetarëve nga vetë kryeministri dhe narkozyrtarët e tij, si dhe i gjobave të rënda, deri edhe i shkatërrimit të pronës dhe pasurisë së tyre.

Të gjitha rekomandimet e këtij institucioni dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare për mediat në Shqipëri janë injoruar nga qeveria shqiptare.

Zonja Kryetare,

Në një kontekst ku 90% e mediave kontrollohet nga interesat politike dhe ekonomike të qeverisë, “e keqja banale” pushon së qeni një seri gabimesh rastësore dhe shndërrohet në një sistem operativ dhe ky është pikërisht rasti i Shqipërisë.

Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, korruptimi i gjuhës nuk është më një pasojë anësore, por një teknologji sundimi, dhe ky është një rast tipik i Shqipërisë. Në këtë rast, gjuha kthehet në një lloj “burgu pa mure”, ku fjalët përdoren për të parandaluar mendimin e pavarur përpara se ai të lindë. Korruptimi i gjuhës është me distancë mjeti më i fuqishëm dhe më i padukshëm i “të keqes banale”.

Korruptimi i gjuhës shënon shkatërrimin e kontratës themelore mes njeriut, shoqërisë dhe së vërtetës. Korruptimi i gjuhës korrupton mendimin: liria bëhet fiktive, pluralizmi politik zëvendësohet nga pluralizmi burokratik, dhe ky është realiteti i sotëm në Shqipëri, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Evropë.

Gjuha nuk shërben më për të kërkuar të vërtetën, por për të ndërtuar mure.

Ludëig UITTGENSTEIN ka thënë: “Kufijtë e gjuhës sime tregojnë kufijtë e botës sime.”

Ajo shërben për të sulmuar kundërshtarët dhe për të demonizuar opozitën e vërtetë. Në një vend ku e keqja banale është shndërruar në sistem dhe korruptimi i gjuhës në një teknologji dominuese, opozita është gjithmonë fajtore për çdo gjë që ndodh në vend.

Një qëndrim i prerë, sanksionet ndërkombëtare dhe ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan atë, janë kushte sine qua non për lirinë dhe pavarësinë e mediave dhe për rivendosjen e pluralizmit të vërtetë demokratik në vendin tim. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Berisha qeveria kontrollon mediat strasburg