Lajme Zone
'Gjithë ditën kam pritur që të vish', Selvija feston ditëlindjen e parë pa Shpat Kasapin, dedikimi në rrjet emocionon ndjekësit
KulturëReport TV

'Gjithë ditën kam pritur që të vish', Selvija feston ditëlindjen e parë pa Shpat Kasapin, dedikimi në rrjet emocionon ndjekësit

hkëshortja e këngëtarit ndau një video nga një prej ditëlindjeve të kaluara dhe fjalët e saj kanë prekur ndjekësit.

Kjo ditëlindje nuk ishte si të tjerat për Selvije Jaon. Për herë të parë, ajo e festoi pa Shpat Kasapin, ndërsa zgjodhi ta kujtojë me një postim që ka prekur ndjekësit. Selvija publikoi në rrjetet sociale një video nga një ditëlindje e viteve të kaluara, ku Shpati i bën një surprizë. Bashkë me pamjet, ajo ndau edhe disa rreshta kushtuar këngëtarit, duke rrëfyer se e kishte pritur gjatë gjithë ditës. LEXO edhe...Nuk është thjesht çështje protokolli “Gjithë ditën kam pritur të vish. Sado angazhime të kishe, sado momente të vështira të kishim kaluar, edhe kur jeta na sfidonte aq shumë, ti prapë nuk e harroje këtë ditë. Ti prapë dije si ta bëje ditën time festë”, shkruan ajo. Shpat Kasapi u nda nga jeta në nëntor të vitit 2025, në moshën 40-vjeçare. Pas humbjes së tij, Selvija ka ndarë herë pas here kujtime dhe dedikime, ndërsa edhe këtë ditëlindje zgjodhi ta kalojë duke e kujtuar njeriun me të cilin ndau jetën. U.D/ReportTv.al shpat kasapi Maqedoni e Veriut Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 59.9% Keq 31.3% Nuk e di 8.7% Vota total: 1560 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?