Lajme Zone
Gjithçka që ndodhi në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së
PolitikëTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Gjithçka që ndodhi në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ka mbijetuar nismës për shkarkimin e tij, duke siguruar mbështetjen e shumicës së delegatëve në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ka mbijetuar nismës për shkarkimin e tij, duke siguruar mbështetjen e shumicës së delegatëve në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.Pas një procesi votimi të fshehtë, Abdixhiku mori votat e nevojshme për të vazhduar mandatin në krye të LDK-së, duke i dhënë fund përplasjes së brendshme që kishte dominuar javët e fundit.Kuvendi i jashtëzakonshëm ishte thirrur pas kërkesës së një grupi delegatësh dhe figurash të partisë, të cilët kërkuan përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, në të cilat LDK-ja u rendit sërish si forca e tretë politike në vend.Punimet e Kuvendit u karakterizuan nga debate të ashpra mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të Abdixhikut. Në fjalimin e tij, kreu i LDK-së e cilësoi nismën për shkarkimin e tij si “të gabuar, të pavend dhe të pakohë”, ndërsa kritikoi zyrtarët e partisë që, sipas tij, u angazhuan më shumë në betejat e brendshme sesa në fushatën zgjedhore.Nga ana tjetër, iniciatorët e Kuvendit argumentuan se partia kishte nevojë për reflektim pas rezultateve zgjedhore dhe kërkuan ndryshim në udhëheqje.Rreth 330 delegatë morën pjesë në votimin e fshehtë, i cili përcaktoi vazhdimin e Abdixhikut në krye të LDK-së, duke mbyllur për momentin debatin për lidershipin e partisë. 30/07/2026 23:04- Zemaj pas Kuvendit të LDK-së: Rezultati u pranua në mënyrë demokratike, tani varet nga sjellja e kryetaritDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas përfundimit të Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, ku Lumir Abdixhiku i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit.Zemaj, i cili ishte një nga iniciatorët e kërkesës për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, tha se rezultati i votimit është pranuar në mënyrë demokratike, ndërsa theksoi se tashmë përgjegjësia për unifikimin e partisë i takon kryetarit.“Unë besoj që kur pranohet në mënyrë demokratike nuk ka asgjë të keqe. Tash varet nga sjellja e kryetarit me shtëpinë e vet politike”, deklaroi Zemaj.I pyetur nga gazetarët për mundësinë e një koalicioni të LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje, Zemaj tha se për këtë çështje do të vendosë Grupi Parlamentar i partisë.“Tash mblidhet Grupi Parlamentar i LDK-së dhe diskutohet. Nuk ka asgjë të keqe se cili do të jetë vendimi i LDK-së”, u shpreh ai.Në fund, Zemaj tha se qëndrimet e tij mbeten në përputhje me bindjet personale dhe me interesin e LDK-së.“Unë jam unik me vetveten dhe LDK-në, të tjerët flasin për vendin ose fjalën e vet. Kur diskutojmë, japim edhe qëndrimet”, deklaroi Zemaj. 30/07/2026 21:37- Lumir Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.Kryetari i katërt në historinë e LDK-së siguroi mbështetjen e shumicës së delegatëve, duke vazhduar mandatin në krye të partisë pas një prej proceseve më të tensionuara të brendshme të viteve të fundit.Siç mëson Telegrafi, 170 delegatë votuan kundër shkarkimit të Abdixhikut, duke mbështetur vazhdimin e mandatit të tij si kryetar. Ndërkaq, 152 delegatë votuan për shkarkimin, ndërsa pesë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.Kuvendi i jashtëzakonshëm ishte thirrur pas kërkesës së një grupi delegatësh, të cilët kërkuan shkarkimin e Abdixhikut pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare dhe zhvillimeve të fundit brenda partisë.Me këtë rezultat, Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së, duke marrë besimin e shumicës së delegatëve për të vazhduar drejtimin e partisë. 30/07/2026 21:16- Përfn votimi i delegatëve të LDK-së Delegatët e LDK-së kanë kryet procesin e votimit për shkarkimin ose jo të kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku.Votimi është bërë në formë të fshehtë, me pyetjen “a duhet të shkarkohet abdixhiku”.Sipas burimeve të Kosovapress-it, Lumir Abdixhiku nuk ka votuar.Ndërkohë, mbetet numërimi i vota dhe publikimi i rezultateve.Kuvendi i jashtëzakonshëm erdhi si pasojë e kërkesës së 1/3 të delegatqve, të cilët kërkuan shkarkimin e tij.Votimi i delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nis pas fjalimit të Abdixhikut dhe akuzave ndaj tij nga Armend Zemaj.KosovaPress ka mësuar nga burimet e veta se aty ka mbajtur një fjalim deputeti dhe anëtari i këtij kuvendi, Armend Zemaj, i cili ka numëruar dështimet e Abdixhikutn ë krye të LDK-së.Por ka reaguar edhe njëri nga delegatët e LDK-në nga Gjilani, i cili ka akuzuar të ‘pakënaqurit”, e LDK-së se po duan ta prishin shtëpinë e vet.Megjithatë, iu është ndërprerë fjalimi duke marrë vendim që mos të ketë më shumë debat, por të nis votimi, gjë që edhe po ndodhi. 327 delegatët janë thirrur me emër për të votuar në mënyrë të fshehtë.Përndryshe, edhe më 31 janar 2026, ishte mbajtur një kuvendi i partisë, ku delegatët refuzuan dorëheqjen e Lumir Abdixhikut, pas përfundimit të votimit të fshehtë. Megjithatë, ajo që dihet është se ai mori vetëm 28 vota më shumë për të qëndruar në krye të LDK-së.Delegatët e pranishëm në Kuvend votuan në mënyrë të fshehtë për të pranuar ose refuzuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, duke u deklaruar me "PO" ose "JO". 30/07/2026 19:14- Kuvendi i LDK vazhdon me dyer të mbylluraKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur fjalim para delegatëve në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, ku pritet të vendoset për vazhdimin ose jo të mandatit të tij në krye të LDK-së.Abdixhiku ka deklaruar se e konsideron këtë proces të ardhur në kohë të gabuar, por ka theksuar se respekton vullnetin demokratik të delegatëve.Pas fjalimit të kryetarit të LDK-së, deputeti i kësaj partie, Armend Zemaj, është ftuar që të paraqesë arsyetimin për kërkesën për shkarkimin e Abdixhikut.Zemaj ka qenë një nga iniciatorët kryesorë të kësaj nisme dhe ka udhëhequr procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm.Pas përfundimit të fjalimeve hyrëse, Kuvendi i LDK-së ka vazhduar punimet me dyer të mbyllura, ku delegatët do të diskutojnë dhe më pas do të votojnë për fatin e kryetarit aktual të partisë. 30/07/2026 18:52- Abdixhiku kundër kërkesës për shkarkimKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si “të gabuar, të pavend dhe të pakohë” nismën për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, i cili ka si pikë të vetme të rendit të ditës shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit.Në fjalimin e tij para delegatëve, Abdixhiku tha se kjo nismë vjen në një moment të ndjeshëm për vendin dhe për partinë.“E konsideroj të tillë sepse vjen në mënyrë të njëanshme, të ndjeshme për vendin, përcaktuese për partinë tonë”, ka deklaruar Abdixhiku.Ai tha se procesi është i parakohshëm, pasi vjen vetëm disa muaj pas Kuvendit të fundit të jashtëzakonshëm dhe pak kohë para Kuvendit të rregullt të partisë.Kreu i LDK-së shprehu keqardhje për disa anëtarë të partisë, të cilët, sipas tij, nuk kanë kontribuar në momentet më të rëndësishme politike, por më pas kanë kërkuar përgjegjësi për rezultatet.“Kur refuzohet pjesëmarrja në Këshill të Përgjithshëm, në Kolegjium të degëve, në fushatën e partisë e pas saj kërkohet përgjegjësi, unë e refuzoj këtë logjikë”, ka thënë ai.Abdixhiku shtoi se përgjegjësi, sipas tij, duhet t’u kërkohet atyre që kanë qenë aktivë në terren dhe kanë kontribuar në betejat politike të partisë.“S’mund t’i jap përgjegjësi dikujt që refuzon pjesëmarrjen në organet e partisë, që refuzon betejën më të rëndësishme që mund të kemi, teksa fërkon duart për rezultat të keq për të nisur edhe një herë për të satën herë refrenin e njëjtë. Përgjegjësi i jap vetëm anëtarit, delegatit që ishte në terren”, ka deklaruar Abdixhiku.Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së po mbahet me kërkesë të një grupi delegatësh, ndërsa 355 delegatë pritet të votojnë për të vendosur nëse Abdixhiku do të vazhdojë ta udhëheqë partinë 30/07/2026 18:37- Abdixhiku në Kuvendin e jashtëzakonshëm: Nuk është e lehtë të qëndroj para njerëzve me të cilët kam ecur gjatëKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si një ditë të vështirë Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë, ku delegatët kanë kërkuar shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit.Në fjalimin e hapjes së Kuvendit, Abdixhiku tha se pesha e këtij procesi nuk lidhet me postin, por me raportin me njerëzit me të cilët ka ndarë rrugëtimin politik.“S’është e lehtë për mua. Jo për shkak të karriges, por sepse është e rëndë të qëndrosh para njerëzve me të cilët ke ecur gjatë dhe se sot nuk na ka mbledhur ajo që duam ta ndërtojmë bashkërisht, por kërkesa që ta rrëzojmë njërin prej nesh”, ka deklaruar Abdixhiku.Ai tha se e ka pasur të qartë që drejtimi i partisë nuk është një funksion i garantuar përgjithmonë, duke theksuar se çdo udhëheqës duhet të përballet me vlerësimin e anëtarësisë.“E kam ditur që këtë funksion nuk e kam pasur të garantuar përjetësisht”, është shprehur ai.Abdixhiku ka thënë se gjatë mandatit të tij nuk ka qenë as i përkryer dhe as pa gabime, por ka theksuar se vendimet e tij kanë qenë të orientuara nga ajo që e ka konsideruar më të mirën për LDK-në.“Para vetes kam menduar për LDK-në”, ka thënë kryetari i LDK-së.Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së është thirrur pas kërkesës së një numri delegatësh për të shqyrtuar shkarkimin e Abdixhikut, ndërsa procesi pritet të përcaktojë të ardhmen e drejtimit të partisë. 30/07/2026 18:26- Imri Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut është në të mirë të së ardhmes së LDK-së dhe venditKryetari i Komunës së Lipjanit dhe ish-sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, ka deklaruar se largimi i Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të partisë do të ishte në funksion të së ardhmes së LDK-së dhe të vendit.Ahmeti tha se vazhdon t’i qëndrojë qëndrimit të tij për shkarkimin e Abdixhikut, duke theksuar se partia duhet të reflektojë pas rezultateve të proceseve zgjedhore.“Unë kam reflektuar. Qysh në Kuvendin e janarit kam kërkuar dorëheqjen nga posti i sekretarit të partisë dhe kam ofruar edhe dorëheqjen në Kuvendin Komunal si kryetar dege. Të shohim sot Kuvendin nëse do ta fuqizojë idenë tonë për të reflektuar lidhur me rezultatet e zgjedhjeve”, ka deklaruar Ahmeti.Ai ka bërë të ditur se dorëheqja e tij nga funksionet partiake ishte një vendim i lidhur me nevojën për analizë dhe reflektim brenda LDK-së.I pyetur rreth pretendimeve se anëtarë të partisë janë përballur me presione lidhur me qëndrimet e tyre, Ahmeti nuk ka pranuar të komentojë. 30/07/2026 18:14- Haziri: Po hyjmë në një proces të demokracisë së brendshmeNënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se interesimi i madh për Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë dëshmon peshën që LDK-ja vazhdon të ketë në skenën politike të Kosovës.Para nisjes së punimeve të Kuvendit, Haziri tha se roli i LDK-së mbetet i rëndësishëm për zhvillimet politike në vend.“Kjo është arsyeja pse ky interesim konfirmon rolin edhe peshën e LDK-së në jetën politike, pa të cilën nuk shkaktohen proceset dhe as nuk realizohen ëndrrat e askujt”, deklaroi ai.Haziri theksoi se, pavarësisht rezultatit të Kuvendit, LDK-ja ka hyrë në një proces të demokracisë së brendshme, ku vendimmarrja do të bëhet përmes debatit dhe dialogut.“Ne kemi hyrë në atë që quhet demokraci e brendshme. Sot do të debatojmë, do të dialogojmë dhe të gjejmë rrugën më të mirë”, u shpreh Haziri.. 30/07/2026 18:12- Abdixhiku arrin në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së, nuk flet para mediaveKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, ku delegatët pritet të vendosin për të ardhmen e udhëheqjes së LDK-së.Para nisjes së punimeve, Abdixhiku nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, duke bërë të ditur se qëndrimet e tij do t’i paraqesë në fjalën hyrëse para delegatëve.Ai tha se beson se gjatë adresimit në Kuvend do t’i trajtojë të gjitha çështjet me interes.“Pasi të përfjë Kuvendi do të mbaj fjalë për media”, deklaroi Abdixhiku, duke shtuar se atëherë do t’u përgjigjet edhe pyetjeve të gazetarëve.Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së është thirrur pas kërkesës së një numri delegatësh dhe pritet të vendosë për drejtimin e ardhshëm të partisë. 30/07/2026 18:10- Hoti nuk pranon të flasë para KuvenditAvdullah Hoti, deputet i LDK-së, nuk ka pranuar të flasë për mediat para Kuvendit të partisë.“Është në duart e delegatëve”, ka thënë shkurt ai.E asnjë fjalë nuk e ka thënë deputetja tjetër Hykmete Bajrami.LDK-ja është mbledhur sot në një Kuvend të jashtëzakonshëm me një pikë të rendit të ditës – shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku. 30/07/2026 17:53- Zemaj: S’do të ndalemi derisa ta kemi LDK’në parti të parë, këso zhvillime s’mund të shihni as në parti të rajonitDeputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se delegatët e Kuvendit të Jashtëzakonshëm do të vendosin për të ardhmen e partisë, duke e cilësuar procesin si dëshmi të demokracisë së brendshme në LDK.Para nisjes së punimeve të Kuvendit, Zemaj tha se zhvillime të tilla janë të rralla jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.“Sot është në dorën e delegatëve që të vendosin për fatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këto ngjarje s’mund t’i shihni as në partitë tjera e as në vendet e rajonit”, deklaroi ai.I pyetur se si e sheh thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm vetëm pak kohë pasi Lumir Abdixhiku ishte rikonfirmuar në krye të partisë, Zemaj tha se kjo dëshmon karakterin demokratik të LDK-së.“Për këtë arsye jemi parti demokratike dhe kërkojmë suksese më të mëdha dhe nuk ndalemi derisa ta kemi LDK-në parti të parë”, u shpreh Zemaj.Ai nuk komentoi më tej zhvillimet e brendshme në parti, duke lënë në dorën e delegatëve vendimmarrjen për drejtimin e ardhshëm të LDK-së. 30/07/2026 17:50- Arben Gashi para Kuvendit të LDK-së: Pres një proces demokratik, sot nuk flasim për kandidatëtDeputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka deklaruar se pret që Kuvendi i Jashtëzakonshëm i partisë të zhvillohet në frymë demokratike, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për politikëbërjen në vend.Para nisjes së punimeve të Kuvendit, Gashi tha se fokusi i ditës duhet të jetë zhvillimi i procesit dhe jo diskutimet për emrat e kandidatëve.“Mendoj se do të jetë një proces demokratik dhe i suksesshëm dhe është një nivel i ri i politikëbërjes në Kosovë. Nuk flasim sot për kandidatët, sot është hapi i parë, duhet të mblidhemi bashkërisht të gjithë dhe të vendosim”, deklaroi ai.I pyetur nëse ka pasur presion ndaj tij për kandidaturë ose për ndonjë pozitë brenda partisë, Gashi u përgjigj me ironi.“Po thu që më bën dikush presion mu, a?”, tha ai.Ndërsa lidhur me mundësinë që të garojë për postin e kryetarit të LDK-së, Gashi nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë.“Ta shohim hapin e parë, pastaj flasim”, u shpreh deputeti i LDK-së. 30/07/2026 17:46- Halimi para Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së: Delegatët të votojnë sipas bindjes, nuk ka pasur presionPak para nisjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), anëtarja e Kryesisë së partisë, Sibel Halimi, ka deklaruar se pret që procesi të zhvillohet në frymë demokratike, duke theksuar se delegatët duhet të votojnë lirshëm dhe sipas bindjeve të tyre.Halimi tha se demokracia e brendshme është një nga vlerat themelore të LDK-së dhe shprehu besimin se Kuvendi do të përmbyllet me sukses.“Sigurisht, Lidhja Demokratike e Kosovës ka një demokraci të brendshme dhe është shumë me rëndësi që sot të triumfojë demokracia, domethënë delegatët në njëfarë forme të votojnë sipas bindjeve të tyre personale dhe besoj që do t’ia dalim me sukses”, u shpreh ajo.E pyetur nëse ka pasur presion ndaj delegatëve për mënyrën e votimit, Halimi e mohoi një gjë të tillë.“Jo, absolutisht jo. Unë jam anëtare e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ne padyshim që do ta bëjmë më të mirën sot që Lidhja Demokratike e Kosovës të triumfojë me vlerat të cilat historikisht i ka promovuar dhe i ka përbrendësuar jo vetëm në programin e vet, por edhe në funksionimin si parti politike”, deklaroi ajo.Halimi tha se nuk pret tensione gjatë punimeve të Kuvendit, duke vlerësuar se delegatët e LDK-së janë të vetëdijshëm për rëndësinë e procesit dhe të debatit demokratik.“Unë besoj që ne sot do ta kalojmë më së miri dhe delegatët tanë kanë një vetëdije shumë të lartë për rëndësinë edhe të argumentimit, edhe fuqisë së fjalës. Absolutisht nuk ka asnjë pretekst që sot të ketë ndonjë ekses”, tha ajo.Megjithatë, Halimi theksoi se, sipas saj, nuk ka qenë koha e duhur për organizimin e një Kuvendi të tillë, por shtoi se mbajtja e tij është në përputhje me Statutin e LDK-së, pas kërkesës dhe nënshkrimeve të delegatëve.“Edhe përkundër që si anëtare e Kryesisë kam kontribuar shumë në diskursin publik për zhvillimin e shumë çështjeve me rëndësi për vendin, nuk ka qenë koha e duhur për të organizuar një Kuvend të tillë. Por, meqë Statuti i LDK-së e parasheh një mundësi të tillë, ka pasur kërkesa, është nënshkruar një listë dhe tani jemi këtu ku jemi. Ne do të dalim faqebardhë”, përfi Halimi. 30/07/2026 16:33- Sadiku para Kuvendit të LDK-së: Delegatët të votojnë sipas bindjes, partia duhet të jetë opozitë e fortë ndaj LVV-së Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka bërë thirrje që delegatët e Kuvendit të partisë të votojnë sipas bindjeve të tyre personale për zgjedhjen e kryetarit të ri, duke theksuar se do ta respektojë çdo lidership që del nga procesi demokratik.Përmes një reagimi publik, Sadiku tha se debati për ndryshimin e udhëheqjes është pjesë normale e funksionimit të një partie demokratike.“Sot, partia që më dha mundësinë të garoj për deputet dhe të cilën e kam zgjedhur për shkak të bindjeve të mia ideologjike, po kalon nëpër një proces të rëndësishëm, por thellësisht demokratik. Një pjesë e delegatëve kanë kërkuar ndryshim në udhëheqjen e partisë, përkatësisht largimin e kryetarit. Kjo nuk është diçka e pazakontë. Përkundrazi, është një proces normal që ndodh në shumë demokraci evropiane”, ka shkruar ai.Sadiku u ka bërë thirrje delegatëve që të votojnë sipas bindjeve të tyre dhe vizionit që secili kandidat ofron për të ardhmen e LDK-së.“Unë do ta respektoj dhe do ta përkrah çdo lidership që del nga ky Kuvend, sepse ai do të jetë rezultat i një procesi demokratik”, ka theksuar ai.Megjithatë, deputeti i zgjedhur i LDK-së ka kërkuar që udhëheqja e re ta pozicionojë partinë si një opozitë të fuqishme ndaj qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.“LDK duhet të jetë një opozitë e zëshme, e guximshme dhe proaktive ndaj pushtetit të Vetëvendosjes. Jo për arsye personale, as për interesa partiake, por sepse sinqerisht besoj se kjo qeverisje ka qenë e dëmshme për shtetin tonë”, ka deklaruar ai.Në reagimin e tij, Sadiku ka renditur një sërë kritikash ndaj Qeverisë, duke vlerësuar se ajo ka dështuar në fusha si funksionimi i institucioneve, lufta kundër korrupsionit, energjia, arsimi, shëndetësia, tërheqja e investimeve të huaja, digjitalizimi i administratës, marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë, projektet infrastrukturore dhe menaxhimi i inflacionit.Ai ka përmendur gjithashtu rritjen e deficitit tregtar, emigrimin e qytetarëve dhe mungesën e realizimit të projekteve strategjike, si stadiumi kombëtar, Teatri Kombëtar, pishina olimpike, liqenet akumuluese dhe qendrat për teknologji e inteligjencë artificiale.Sipas Sadikut, ndonëse çdo qeveri ka edhe arritje, duke marrë parasysh kohëzgjatjen në pushtet, shumicën parlamentare dhe mundësitë që ka pasur, Qeveria aktuale ka regjistruar performancën më të dobët në periudhën e pasluftës.Ai ka theksuar se Kuvendi i LDK-së nuk duhet të fokusohet vetëm te zgjedhja e kryetarit, por edhe te ndërtimi i një alternative bindëse për qytetarët.“Ndoshta strategjia është bashkëqeverisja, ndoshta një opozitarizëm shumë më aktiv, ose ndoshta një rrugë krejt tjetër. Por, pavarësisht strategjisë, së pari duhet ta pranojmë diagnozën. Faktet duhet të jenë themeli mbi të cilin ndërtojmë vizionin tonë për të ardhmen”, ka përfunduar Sadiku. 30/07/2026 11:19- Hoti për Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së: Nuk është kundër askujt, do të dalim më të fortë Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si shprehje të demokracisë brenda partisë.“Sot, Kuvendi i jashtëzakonshëm të LDK-së është praktikisht ‘demokracia në veprim’ brenda partisë. Thirrja e këtij Kuvendi është dëshmi se LDK-ja ka mekanizmat e saj statutorë dhe demokratikë për të reflektuar, për t’u konsoliduar dhe për t’u bërë më e fortë”, ka shkruar Hoti.Ai ka vlerësuar se nga ky Kuvend LDK-ja do të dalë më e fuqishme, me synimin për t’u rikthyer si forcë kryesore politike në vend.Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU: 30/07/2026 11:17- Pacolli pas audio-incizimit: Montazh dhe shantazh para Kuvendit, asgjë më shumë Shefi i grupit të asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Egzon Pacolli, ka mohuar të ketë premtuar punësimin e bashkëshortes së një delegati të partisë, pas publikimit të një audio-incizimi në emisionin "Debat Plus".Në audio-incizim dëgjohet një bisedë mes Pacollit, zyrtarit të Komunës së Prishtinës, Gentrit Syla, dhe një delegati të LDK-së, ku pretendohet se diskutohet për punësimin e bashkëshortes së delegatit përmes një konkursi.I kyçur përmes telefonit në emision, Pacolli tha se nuk ka kompetenca për të punësuar askënd dhe hodhi poshtë pretendimet që dalin nga audio-incizimi.Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU: 30/07/2026 11:15- Audio-incizimi për shkarkimin e Abdixhikut, LDK kërkon hetim dhe paralajmëron masa disiplinore Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi që ka nxitur debat në opinion, duke bërë të ditur se do të ndërmarrë procedura statutare dhe disiplinore ndaj çdo anëtari të partisë që rezulton i përfshirë në rast.LDK ka dënuar ashpër çdo formë të shantazhit, kërcënimit apo ndikimit në vullnetin e lirë të delegatëve.Në reagimin zyrtar, LDK thekson se pamjet e publikuara, në të cilat pretendohet se zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë ushtruar presion përmes kërcënimeve që lidhen me vendin e punës së një anëtari të familjes së delegatit, janë të papranueshme, në kundërshtim me Statutin e partisë, vlerat demokratike dhe ligjin.Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU: