Lajme Zone
Gjithçka bëhet shkrumb e hi, statuja e Krishtit mbetet e pa prekur nga flakët
EkonomiJOQ Albania

Gjithçka bëhet shkrumb e hi, statuja e Krishtit mbetet e pa prekur nga flakët

Në një kohë kur zjarret masive po përpijnë pyje, toka bujqësore dhe zona të tëra natyrore në Europë, një vepër arti e krijuar nga mbetjet e një peme të tharë po sjell një mesazh të fuqishëm: edhe pas shkatërrimit mund të ketë rilindje.

Skulptura e quajtur “Shpëtimtari i Shpëtuar” është gdhendur mbi trungun e një ulliri shekullor në rajonin e Salentos, në Itali. Pema, dikur një simbol i jetës dhe i traditës së zonës, u tha plotësisht pasi u prek nga bakteria Xylella fastidiosa, një prej sëmundjeve më shkatërruese për ullinjtë në këtë rajon.

Në vend që trungu të përfnte si dru zjarri apo të lihej të zhdukej nga koha, një artist vendosi ta kthente atë në një vepër arti. Me mjeshtëri, ai gdhendi në trung figurën e Krishtit të kryqëzuar, duke i dhënë pemës një jetë të dytë dhe një kuptim të ri.

Skulptura përcjell një ide të fortë: ajo që duket e humbur përgjithmonë mund të shndërrohet në diçka që frymëzon, duke kujtuar se natyra dhe njeriu kanë aftësinë për t'u ringritur edhe pas goditjeve më të mëdha.

Mesazhi i saj ka marrë një vëmendje të veçantë ndërsa Europa po përballet me një sezon të vështirë zjarresh. Në Francë, flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe natyrore, duke detyruar evakuime dhe duke lënë pas dëme të konsiderueshme mjedisore.

Në këtë situatë, imazhi i skulpturës është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale si një simbol i qëndresës, shpresës dhe fuqisë për të nisur nga e para. Një pemë e tharë, e cila dukej pa jetë, sot qëndron si një kujtesë se edhe pas katastrofave më të mëdha mund të lindë diçka e bukur.