Lajme Zone
Gjirokastra nën pushtetin e plehrave/ Kazanet pa larje e dezinfektim, banorët: Erë e rëndë, na rrezikohet shëndeti
KulturëSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Gjirokastra nën pushtetin e plehrave/ Kazanet pa larje e dezinfektim, banorët: Erë e rëndë, na rrezikohet shëndeti

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë nxjerrë sërish në pah problematikën e menaxhimit të mbetjeve urbane në qytetin e Gjirokastrës. Në disa zona të qytetit, kazanët e mbeturinave paraqiten të mbushur, ndërsa edhe pranë atyre bosh ndihet një erë e rëndë, duke ngritur shqetësime për mungesën e pastrimit dhe dezinfektimit periodik.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë nxjerrë sërish në pah problematikën e menaxhimit të mbetjeve urbane në qytetin e Gjirokastrës. Në disa zona të qytetit, kazanët e mbeturinave paraqiten të mbushur, ndërsa edhe pranë atyre bosh ndihet një erë e rëndë, duke ngritur shqetësime për mungesën e pastrimit dhe dezinfektimit periodik. Situata bëhet edhe më problematike gjatë orëve të nxehta të ditës, kur mbetjet dhe mungesa e higjienizimit krijojnë kushte të papërshtatshme për banorët që jetojnë pranë pikave të grumbullimit.Lexo edhe:Horoskopi, 30 korrik/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Banorët shprehen se përtej pamjes së rënduar urbane, aroma e keqe dhe gjendja e kazanëve përbëjnë një shqetësim të vazhdueshëm, duke kërkuar ndërhyrje nga institucionet vendore për pastrimin, larjen dhe dezinfektimin e tyre. Sipas tyre, menaxhimi i mbetjeve nuk është vetëm çështje estetike, por lidhet drejtpërdrejt me higjienën dhe shëndetin publik, veçanërisht në periudhën e temperaturave të larta. 1 / 3PrevNext