Analisti Ermir Gjinishi ka deklaruar se kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj duhet të japë dorëheqjen dhe të mos mbajë peng Bashkinë e Tiranës.
I ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, Gjinishi është shprehur se, përplasja e Veliajt me Ramën nuk duhet të shihet si viktimë politike, pasi qëllimi sipas Gjinishit është Bashkia se kush do ta kontrollojë atë politikisht. “Nuk jam dakord me idenë që Veliaj është i persekutuar politikisht. Nuk mund të bëjmë një balancë mes sjelljes së zotit Rama dhe shkeljes së zotit Gogu, por kaq është, nuk shkon dot më tej. Veliaj vetëm prej dy javësh thotë se është i persekutuar politikisht.
Veliaj është i akuzuar për korrupsion, pabarazi tenderash, pastrim parash. Nuk ka shkuar në burg se është zënë me Ramën. Përplasjen e zotit Veliaj me Ramën nuk duhet ta shohim si viktimë politike.
Qëllimi i kësaj është Bashkia, kush do ta kontrollojë politikisht. A mund ta diskutojmë ndryshe këtë histori? Avokati ka të drejtë të flasë për konceptin. Kryetari i Bashkisë është në burg, jemi para zgjedhjeve.
Si e drejton bashkinë ky njeri? A nuk ka mundësi të ndahet përgjegjësia juridike nga ajo publike? Nëse PS e ka sjellë aty, i kërkon të japë dorëheqjen. Duhet të japë dorëheqjen, mo zotëri! Nuk mund ta mbajë peng bashkinë. Ai zotëri ka përgjegjësi para qytetarëve të Tiranës”, tha Gjinishi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

