Lajme Zone
Gjinari në Elbasan vijon të digjet prej disa ditësh, ndërhyn avioni 'Air Tractor'! Humb jetën 76-vjeçari në Mallakastër, zjarret iu afrohen banesave në Patos (VIDEO)
EkonomiReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Gjinari në Elbasan vijon të digjet prej disa ditësh, ndërhyn avioni 'Air Tractor'! Humb jetën 76-vjeçari në Mallakastër, zjarret iu afrohen banesave në Patos (VIDEO)

Disa vatra zjarri janë regjistruar këtë të diel në vend, ndërsa situata më e vështirë mbetet në malin e Bukanikut, në Gjinar të Elbasanit, ku flakët vijojnë prej disa ditësh. Për shuarjen e zjarrit po punojnë forcat zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, një helikopter dhe avoni 'Air Tractor'. Sipas kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, era e fortë, bimësia e dendur dhe terreni malor po favori

Disa vatra zjarri janë regjistruar këtë të diel në vend, ndërsa situata më e vështirë mbetet në malin e Bukanikut, në Gjinar të Elbasanit, ku flakët vijojnë prej disa ditësh. Për shuarjen e zjarrit po punojnë forcat zjarrfikëse, Forcat e Armatosura, një helikopter dhe avoni 'Air Tractor'. Sipas kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, era e fortë, bimësia e dendur dhe terreni malor po favorizojnë përhapjen e flakëve dhe po e bëjnë ndërhyrjen më të vështirë. Ai bën me dije se aktualisht nuk rrezikohen banesa apo biznese, ndërsa të gjitha strukturat vijojnë punën për vënien nën kontroll të zjarrit. LEXO edhe...Zjarri në Gjinar të Elbasanit, avioni 'Air Tractor' nis aksionin për shuarjen e flakëve (VIDEO) Ndërkohë në Greshicë të Mallakastrës u shënua një ngjarje e rëndë ku një 76-vjeçar humbi jetën pasi zjarri që dyshohet se nisi gjatë djegies së mbeturinave në një ullishte doli jashtë kontrollit. Sipas të dhënave paraprake, i moshuari po përpiqej të shuante flakët kur humbi jetën. Një tjetër vatër e madhe zjarri u regjistrua në kodrat e Mërgliçit në Patos, ku flakët përfshinë ullishtet dhe në terren u angazhuan banorët dhe zjarrfikësit për të kufizuar përhapjen e tyre. Sipas përditësimit të fundit të situatës, flakët iu janë afruar edhe banesave. Zjarr pati edhe në zonën e Zall-Herrit në Tiranë. Për shuarjen e flakëve u angazhuan gjashtë automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë, ndërsa sipas informacioneve nga terreni nuk pati banesa të rrezikuara. Po këtë të diel, policia arrestoi edhe një 33-vjeçar në Mallakastër, i cili dyshohet se ndezi zjarr për të djegur mbeturina, por flakët u përhapën, duke djegur ullinj dhe çatinë e një banese. Ora 15:54 Zjarri në Gjinar të Elbasanit, avioni 'Air Tractor' nis aksionin për shuarjen e flakëve (VIDEO) Zjarri në malin e Bukanikut, në Gjinar të Elbasanit vijon të mbetet ende aktiv.Pas ndërhyrjes së helikopterit për shuarjen e flakëve në ndihmë ka ardhur edhe një avion 'Air Tractor'.Ndërkohë shërbimi zjarrfikës dhe forcat e armatosura vijon punën nga toka. Share Ora 15:14 76 vjeçari në Mallakastër ndërroi jetë teksa po përpiqej të shuante flakët, banori: U asfiksua, familjarët shkuan te tokat kur panë flakët (VIDEO) Vdekja e 76 vjeçarit në Greshicë të Mallakastrës ka tronditur banorët e zonës. Një prej banorëve shprehet se familjarët e viktimës kanë shkuar te toka ku po punonte viktima kur panë zjarrin.“Nazif Hasanaj ishte duke punuar te ullinjtë e tij, ka ndez zjarr edhe flakët kanë marrë përmasa të jashtëzakonshme. Ndoshta është asfiksuar, atë do ta zbardh grupi hetimor. Familjarët shkuan kur panë flakët”, tha banori. Share Ora 14:56 Fier/ Zjarri në Mërgliç vazhdon të përhapet, flakët i afrohen banesave! Pritet ndërhyrja nga ajri, tymi mbulon edhe Patosin (VIDEO) Zjarri në Mërgliç vijon me përmasa të mëdha, ndërsa disa vatra janë aktive njëkohësisht. Shërbimet zjarrfikëse po vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve në terrenin e vështirë, ndërsa pritet edhe ndërhyrja nga ajri.Flakët dhe tymi u janë afruar edhe banesave.E gjithë zona është mbuluar nga re të dendura tymi, të cilat, të favorizuara nga era, kanë përfshirë edhe qytetin e Patosit. Share Ora 14:04 Zjarri në Gjinar/ Forcat e Armatosura i bashkohen operacionit për shuarjen e flakëve (VIDEO) Forcat e Armatosura kanë mbërritur në Gjinar të Elbasanit për t'iu bashkuar operacionit për shuarjen e zjarrit në malin e Bukanikut. Në videon e siguruar nga terreni shihet momenti kur efektivët mbërrijnë për të përforcuar grupet që prej disa ditësh janë angazhuar në luftën me flakët.Operacioni vijon, ndërsa në terren po punojnë disa struktura për të vënë nën kontroll zjarrin, i cili është favorizuar nga era e fortë dhe terreni i vështirë. Share Ora 14:03 Tiranë/ Zjarr në Zall-Herr, në terren 6 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë në luftë me flakët (VIDEO) Një zjarr është regjistruar në zonën e Zall-Herrit, në territorin e Bashkisë së Tiranës. Sipas informacionit nga terreni, pranë vatrës së zjarrit nuk ka banesa të rrezikuara.Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 6 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë. Sipas burimeve nga terreni, situata pritet të vihet së shpejti nën kontroll. Share Ora 13:49 Po digjte plehra në ullishte, flakët i dalin jashtë kontrollit! Humb jetën 76-vjeçari në Greshicë të Mallakastrës Një 76-vjeçar ka humbur jetën këtë të diel në fshatin Greshicë tw Fierit, pasi zjarri që dyshohet se nisi gjatë djegies së mbeturinave doli jashtë kontrollit dhe përfshiu një sipërfaqe me ullishte.Sipas burimeve nga vendngjarja, i moshuari me inicialet N. C. po digjte mbeturina, por për shkak të erës flakët u përhapën me shpejtësi duke përfshirë edhe sipërfaqen e mbjellë me ullinj.Në përpjekje për të shuar zjarrin, 76-vjeçari ka humbur jetën.Ngjarja është konfirmuar edhe nga burime zyrtare pranë Prefekturës së Qarkut Fier. Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes, si edhe shkaqet e vdekjes së 76-vjeçarit. Share Ora 13:45 Zjarr i madh në kodrat e Mërgliçit në Patos, flakët përfshijnë ullishtet! Banorët dhe zjarrfikësit në betejë me flakët (VIDEO) Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në kodrat me ullishta në zonën e Mërgliçit, në Patos, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj pas kodrës së Mërgliçit, në zonën e njohur si Ish-Menza 3.Shtëllunga të mëdha tymi shihen në vendngjarje. Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës, ndërsa vetë banorët kanë dalë në terren për të frenuar avancimin e zjarrit. Drejt vendngjarjes janë nisur edhe automjetet dhe ekipet e shërbimit zjarrfikës për të vënë situatën nën kontroll. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët. Share Ora 13:35 Elbasan/ Tymi mbulon malin e Bukanikut, pamje nga afër tregojnë 'plagët' që ka lënë zjarri në Gjinar (VIDEO) Pamjet që vijnë këtë të diel nga Gjinari i Elbasanit tregojnë situatën e krijuar pas zjarrit që ka përfshirë malin e Bukanikut. Kurora e gjelbër e malit vijon të lëshojë tym të bardhë, ndërsa nga pamjet e afërta duken edhe dëmet e shkaktuara në bimësinë e pyllit, e cila wshtw e shkrumbuar twrwsisht. Zjarri vijon të mbetet aktiv, ndërsa forcat në terren po punojnë për ta vënë nën kontroll. Share Ora 11:06 Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët dogjën ullinj dhe çatinë e një banese! Arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër (VIDEO) Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Mallakastër, pasi dyshohet se ndezi zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme në ullinj, si edhe dogjën çatinë e një banese.Sipas policisë, në pranga u vu Dionis Kalemaj, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Nga hetimet rezulton se zjarri i rënë një ditë më parë në fshatin Mollaj u përhap për shkak të erës së fortë, ndërsa për shuarjen e flakëve u angazhuan shërbimet zjarrfikëse dhe policia. Share U.D/Xh.K/ReportTv.al gjinar zjarret 2026 Elbasan Komento Komente Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.1% Jo 21.6% Nuk e di 8.2% Vota total: 1055 Sondazhi i ditës: Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?