Lajme Zone
“Gjeta leukoplast brenda brioshit, për pak sa s’e gëlltita”
EkonomiJOQ Albania

“Gjeta leukoplast brenda brioshit, për pak sa s’e gëlltita”

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas saj, ngre pikëpyetje për kushtet higjienike dhe sigurinë ushqimore në një pastiçeri në Tiranë.

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast që, sipas saj, ngre pikëpyetje për kushtet higjienike dhe sigurinë ushqimore në një pastiçeri në Tiranë.

Ajo thotë se kishte blerë një briosh dhe, teksa po e konsumonte, ka gjetur një pjesë leukoplasti brenda produktit. Sipas saj, një pjesë tjetër e leukoplastit kishte mbetur ende në brendësi të brioshit.

Në videon e dërguar në redaksi, qytetarja shprehet se për pak sa nuk e kishte gëlltitur, duke e cilësuar situatën si “shumë të shpifur” dhe duke bërë apel që konsumatorët të tregohen të kujdesshëm me ushqimet që konsumojnë.

“Ne ishim duke ngrënë një briosh dhe në mes të brioshit na qëllon një leukoplast. Për pak sa nuk e hëngrëm. Pjesa tjetër e leukoplastit është brenda”, shprehet ajo.

Rasti është sjellë në vëmendje të JOQ Albania si një denoncim qytetar, ndërsa mbetet për t’u verifikuar se si leukoplasti ka përfunduar brenda produktit ushqimor dhe nëse bëhet fjalë për një rast të izoluar apo për një problem më të gjerë me kushtet e përgatitjes së produkteve. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)