Lajme Zone
Gjesti prej kampioni: Joshua feston me flamurin shqiptar, bën shqiponjën me Prengën
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Gjesti prej kampioni: Joshua feston me flamurin shqiptar, bën shqiponjën me Prengën

Pas triumfit me nokaut ndaj Kristian Prengës, Anthony Joshua tërhoqi vëmendjen jo vetëm me paraqitjen në ring, por edhe me një gjest që u vlerësua nga publiku. Menjëherë pas përfundimit të sfidës, ish-kampioni britanik kërkoi një flamur shqiptar dhe e ngriti lart në shenjë respekti për kundërshtarin e tij dhe tifozët shqiptarë të pranishëm në arenë.

Joshua mbajti në njërën dorë flamurin shqiptar, ndërsa në tjetrën flamurin e Anglisë, duke simbolizuar respektin mes dy sportistëve dhe vendeve që ata përfaqësojnë. Veprimi i tij u prit me duartrokitje dhe entuziazëm nga të pranishmit.

Në aspektin sportiv, britaniku siguroi fitoren me nokaut në raundin e dytë. Megjithatë, dueli nisi me surpriza, pasi Kristian Prenga zhvilloi një raund të parë shumë të fortë, duke e vendosur disa herë Joshua-n në vështirësi dhe duke i shkaktuar një nga momentet më të komplikuara të ndeshjes. Në fund, përvoja dhe fuqia e britanikut bënë diferencën, duke i dhënë atij fitoren përpara kohe.