Lajme Zone
Gjesti i turpshëm ndaj tifozëve, Balla provokon sërish: Lexojeni 'hip këtu, shif Durrësin'!
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gjesti i turpshëm ndaj tifozëve, Balla provokon sërish: Lexojeni 'hip këtu, shif Durrësin'!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka provokuar sërish teksa i është përgjigjur kritikave të kreut të PD-së, Sali Berisha lidhur me episodin e videos së bërë virale nga ndeshja e Kombëtares në stadium. Në pamjet e publikuara, Balla shfaqej duke bërë gjeste të turpshme kur tifozët këndonin thirrjen “Rama, jep dorëheqjen”. Gjatë replikës në Kuvend, Balla tha se është tifo

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka provokuar sërish teksa i është përgjigjur kritikave të kreut të PD-së, Sali Berisha lidhur me episodin e videos së bërë virale nga ndeshja e Kombëtares në stadium. Në pamjet e publikuara, Balla shfaqej duke bërë gjeste të turpshme kur tifozët këndonin thirrjen “Rama, jep dorëheqjen”. Gjatë replikës në Kuvend, Balla tha se është tifoz futbolli dhe se nuk duhet ngatërruar reagimi në stadium me qëndrimet politike. “Di ta ndaj mirë të qenit tifoz futbolli apo të marrësh pjesë në një protestë në mbështetje të UÇK-së. Janë dy gjërat që dua më shumë, pas pjesëve të tjera. Kombëtarja është krenari për ne dhe mbrojtja e UÇK-së është detyrë.

Sa për bërrylin, lexojeni: ‘Hip këtu, shif Durrësin’, sa herë të shihni politikë në stadium. Sali, Rama nuk e jep dorëheqjen. Do ta qeverisë Shqipërinë derisa të përmbushim programin 2030 e më tej. Nuk e caktoni kurrë ju”, deklaroi Balla.

Më tej, kreu i grupit parlamentar të PS-së sulmoi opozitën, të cilën e cilësoi të lodhur nga protestat, madje sipas tij PD-ja nuk do të ketë më fuqi as të nxjerrë kandidatë për zgjedhjet lokale të 9 majit, ndërsa në fund përdori një gjuhë fyese ndaj saj.

“Sa për ju këtu, aq të lodhur jeni, edhe nga protesta, sa nuk do të keni fuqi as të nxirrni kandidatë më 9 maj. Nuk ta mbajnë, o Tritan. Një gjë e arriti protesta: ju përdhunoi”, tha Balla Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm