Lajme Zone
Gjermania shkurton kuotën për punëtorët e huaj, preken edhe shqiptarët
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gjermania shkurton kuotën për punëtorët e huaj, preken edhe shqiptarët

Bashkimi Evropian duhet të paraqesë një rrugë të qartë dhe konkrete për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën Shengen, në mënyrë që të forcojë besueshmërinë dhe ndikimin e tij në rajon. Sugjerimi vjen nga Christoph Bender, zëvendëspresident i Qendrës Evropiane për Iniciativa për Stabilitet (ESI), në një analizë të publikuar nga gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”.

Bashkimi Evropian duhet të paraqesë një rrugë të qartë dhe konkrete për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën Shengen, në mënyrë që të forcojë besueshmërinë dhe ndikimin e tij në rajon. Sugjerimi vjen nga Christoph Bender, zëvendëspresident i Qendrës Evropiane për Iniciativa për Stabilitet (ESI), në një analizë të publikuar nga gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”.

Sipas Bender, BE-ja po has gjithnjë e më shumë vështirësi në ushtrimin e ndikimit në fqinjësinë e saj, pavarësisht se zgjerimi evropian në Ballkan është konsideruar prej vitesh një prej instrumenteve më të rëndësishme të politikës së jashtme të unionit.

Në këtë kuadër, ai propozon që Komisioni Evropian të hartojë një listë të qartë kriteresh, të mbështetura në rregullat e Shengenit. Këto do të përfshinin kontrollin e kufijve të jashtëm, politikën e vizave, bashkëpunimin policor, mbrojtjen e të dhënave dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Propozimi parashikon gjithashtu një mekanizëm monitorimi përmes të cilit Komisioni Evropian do të publikonte çdo gjashtë muaj raporte mbi progresin e secilit vend. Vendimi për anëtarësimin në zonën Shengen do të merrej vetëm pasi të ishin përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara.

Sipas Bender, një qasje e tillë do t’i jepte BE-së një instrument më konkret për stabilizimin e situatës në vende si Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Kosova. Në të njëjtën kohë, ajo do të synonte të krijonte një alternativë ndaj forcimit të narrativave nacionaliste dhe ideve që lidhen me ndryshimin e kufijve mbi baza etnike.

Ndërkohë, në Gjermani po diskutohet një tjetër çështje që prek drejtpërdrejt qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportimeve të gazetës gjermane “Die Zeit”, qeveria në Berlin po shqyrton mundësinë e reduktimit të numrit të punëtorëve nga rajoni që mund të hyjnë në tregun gjerman të punës përmes të ashtuquajturës “Rregullore për Ballkanin Perëndimor”.

Përmes kësaj skeme, shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë mund të punësohen në Gjermani, nëse kanë një kontratë pune dhe brenda kufirit të kuotës së përcaktuar çdo vit. Procedura nuk kërkon dëshmi të njohjes së gjuhës gjermane apo kualifikime profesionale specifike.

Kuota u dyfishua në vitin 2024, duke arritur në 50 mijë persona në vit. Tashmë, sipas raportimeve, brenda koalicionit qeverisës gjerman po diskutohet mundësia e përgjysmimit të saj.

Një ndryshim i tillë, megjithatë, po has kundërshtime nga përfaqësues të ekonomisë gjermane. Shoqata Federale e Punëdhënësve Gjermanë (BDA) argumenton se kompanitë vazhdojnë të kenë nevojë të madhe për punonjës, veçanërisht në sektorë si ndërtimi, logjistika dhe gastronomia.

Edhe Vanessa Ahuja, përfaqësuese e Agjencisë Federale të Punësimit, ka paralajmëruar për pasojat që mund të ketë një ulje e kuotës. Sipas saj, një masë e tillë do ta dobësonte një mekanizëm migrimi që deri tani ka funksionuar dhe do t’ua vështirësonte kompanive gjermane gjetjen e fuqisë punëtore.

Kundër kufizimit të skemës janë shprehur gjithashtu edhe zëra nga politika gjermane, përfshirë deputeten e CDU-së, Sandra Karstensen.