Situata që po kalon vendi është tejet e rëndë, por më e keqja është që mund të bëhet dramatike. Kur policia shpërtheu në dhunë ditën e parë, opinioni u trondit. Por ne pamë që ditën e dytë pati edhe më shumë dhunë, të tretën edhe më shumë. Po të vazhdojë kjo gjendje, Edi Rama mund ta kthejë vendin në një repart të madh traume. Ai refuzon të ndalet dhe nuk ka më asgjë racionale dhe logjike në sjelljen e tij. Janë simptomat klinike të një të çmenduri.
Ndërkohë, kjo nuk është një skenë ku ne të lejojmë që studentët e të rinjtë të luftojnë çdo ditë, Edi Rama të thyejë kocka e të tjerët të bëjnë sehir. Kush të tjerët? Intelektualët, për shembull. Nuk është fjala këtu për akademikët e Skënder Gjinushit, se nuk pret kush prej tyre. Por pedagogët, artistët, shkrimtarët nuk mund të rrinë mënjanë, në punën e tyre. Ata duhet të reagojnë. Kanë një zë dhe duhet ta thonë fjalën e tyre.
Gjithnjë në momente të vështira, Shqipëria e ka pasur një inteligjencë që ka ndërhyrë në krizë. Nuk janë të gjithë të kapur. Por nëse heshtin, konfirmojnë këtë dyshim.
Edi Rama duhet ndalur në këtë aventurë të rrezikshme. Brenda PS-së nuk ka asnjë shpresë se do të ketë një reflektim. Në atë burg servilësh ku venerohet lideri suprem, nuk është pak. Por shoqëria ka gjithnjë antitrupat e saj kur kanoset në këto përmasa.
Dilni dhe flisni. Kaosi mund të kthehet në dramë edhe prej indiferencës suaj./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

