Lajme Zone
Gjendet trupi i një foshnjeje në frigorifer pas më shumë se 20 vitesh
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gjendet trupi i një foshnjeje në frigorifer pas më shumë se 20 vitesh

Një zbulim tronditës është regjistruar në qytetin e Ourense, në Spanjë, ku trupi i një foshnjeje të sapolindur është gjetur brenda një frigoriferi të vendosur në një depo në garazhin e një pallati. Zbulimi u bë nga një grua, e cila po kontrollonte sendet personale të nënës së saj, e cila kishte ndërruar jetë së fundmi, si dhe ambientet e banesës ku ajo kishte jetuar. Gruaja mbeti e shokuar kur hapi frigoriferin dhe konstatoi praninë e trupit të foshnjës.

Sipas mediave spanjolle, vlerësimet paraprake sugjerojnë se foshnja kishte lindur pas një shtatzënie prej 32 deri në 34 javësh dhe se vdekja mund të ketë ndodhur më shumë se 20 vite më parë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa mostrat e ADN-së janë dërguar në një laborator në Madrid për të identifikuar prindërit biologjikë. Nuk përjashtohet mundësia që foshnja të ketë vdekur në një zonë tjetër të provincës dhe trupi të jetë transportuar më pas drejt Ourense, nga Allariz.

Autopsia dhe analizat mjeko-ligjore pritet të përcaktojnë nëse foshnja kishte lindur e gjallë dhe nëse vdekja ishte pasojë e një veprimi të qëllimshëm apo e mungesës së kujdesit pas lindjes. Një tjetër element që po shqyrtohet nga hetuesit është koha e gjatë që ka kaluar nga ngjarja. Nëse konfirmohet se vdekja ka ndodhur më shumë se dy dekada më parë, çështja mund të përballet me pengesën e parashkrimit të veprës penale, sipas afateve ligjore në Spanjë.