Lajme Zone
Gjendet thika e përdorur në vrasjen e turistit portugez në Ksamil
Të tjeraPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Gjendet thika e përdorur në vrasjen e turistit portugez në Ksamil

Detaje të reja janë bërë publike nga hetimi për vrasjen e 20-vjeçarit portugez, Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e regjistruar pak ditë më parë në Ksamil. Në kuadër të veprimeve hetimore, policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se mund të jetë përdorur gjatë konfliktit që përfi me vdekjen e turistit të ri. Nga hetimet paraprake dyshohet se 20-vjeçari është përfshirë në një k

Detaje të reja janë bërë publike nga hetimi për vrasjen e 20-vjeçarit portugez, Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e regjistruar pak ditë më parë në Ksamil. Në kuadër të veprimeve hetimore, policia ka gjetur dhe sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se mund të jetë përdorur gjatë konfliktit që përfi me vdekjen e turistit të ri.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 20-vjeçari është përfshirë në një konflikt me Sokrat Vatën, i cili dyshohet se më pas e ka goditur me mjet prerës.

Thika e sekuestruar do t’i nënshtrohet ekspertizave përkatëse, ndërsa rezultatet pritet të ndihmojnë grupin hetimor në përcaktimin nëse bëhet fjalë për armën e përdorur në krim.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të rindërtuar të plotë dinamikën e ngjarjes, si dhe për të dokumentuar me prova rrethanat që çuan në përplasjen mes dy të rinjve. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm