Lajme Zone
Gjendet një kufomë e dekompozuar në grykëderdhjen e Semanit, policia nis hetimet për identifikimin
Të tjeraTelegrafi
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Gjendet një kufomë e dekompozuar në grykëderdhjen e Semanit, policia nis hetimet për identifikimin

Një trup i pajetë, i dekompozuar, është gjetur pranë grykëderdhjes së lumit Seman në Fier.

Një trup i pajetë, i dekompozuar, është gjetur pranë grykëderdhjes së lumit Seman në Fier.Policia është njoftuar, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. “Rreth orës 12:00, Salla Operative e DVP Fier ka marrë njoftim se pranë grykëderdhjes së lumit Seman, është konstatuar një kufomë e dekompozuar.Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë. /Tch/