Një sasi e dyshuar lënde plasëse është konstatuar mëngjesin e sotëm pranë derës së një lokali në rrugën “Berisha”, në Kamëz. Lënda e dyshuar plasëse nuk ka shpërthyer.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rasti është konstatuar më 29 tetor 2026, rreth orës 06:30. Lokali është në pronësi të shtetasit K. H., 38 vjeç.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e specializuara xheniere, të cilat kanë bërë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar plasëse. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të kryer dokumentimin ligjor.
Deri më tani nuk ka të dhëna të tjera zyrtare lidhur me autorët e mundshëm apo motivet e ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

