Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, pranë Gjykatës së Apelit, në lagjen nr. 14.
Viktima, i identifikuar nga policia me inicialet E.G., mësohet se ishte banor i zonës së Plazhit. Sipas burimeve policore, familjarët kanë deklaruar se 38-vjeçari vuante nga sëmundje kronike.
Ndërkohë, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore dhe autopsia të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes. Policia po vijon procedurat për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Durrës

