Lajme Zone
Gjenden 86.5 kg marijuanë në autobusin e ekipit të São Paulos, klubi: S’kemi lidhje
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gjenden 86.5 kg marijuanë në autobusin e ekipit të São Paulos, klubi: S’kemi lidhje

Shoferët e autobusit janë arrestuar në kuadër të hetimit, ndërsa kompania “Buses Cosmos” ka deklaruar se merr përgjegjësinë për incidentin dhe se São Paulo nuk ka asnjë lidhje me transportin e lëndës narkotike.

Një autobus i kompanisë “Buses Cosmos”, i kontraktuar për transportin e delegacionit të klubit brazilian gjatë qëndrimit në Bolivi, është ndaluar nga policia pasi në të janë gjetur 86.5 kilogramë marijuanë. Ngjarja ndodhi të martën, më 11 gusht, gjatë një kontrolli rutinë të Njësisë Lëvizëse të Patrullimit Rural (UMOPAR), në zonën e Locotalit, në departamentin e Cochabambas. Sipas raportimeve të mediave braziliane dhe boliviane, policia kontrolloi autobusin dhe zbuloi katër thasë me pako në formë tullash, të cilat rezultuan se përmbanin marijuanë. LEXO edhe...Krujë, kapet në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 62-vjeçari (VIDEO) Autobusi kishte të vendosur stemën e São Paulos, por nuk ishte përdorur ende nga futbollistët apo stafi teknik. Mjeti ishte nisur drejt Santa Cruz de la Sierrës për t’u vënë në dispozicion të delegacionit të klubit, kur u ndalua nga autoritetet. Shoferët e autobusit janë arrestuar në kuadër të hetimit, ndërsa kompania “Buses Cosmos” ka deklaruar se merr përgjegjësinë për incidentin dhe se São Paulo nuk ka asnjë lidhje me transportin e lëndës narkotike. Klubi brazilian siguroi menjëherë një autobus tjetër nga e njëjta kompani, duke bërë të mundur vijimin normal të planit të udhëtimit të delegacionit. São Paulo ndodhej në Bolivi për ndeshjen ndaj Bolívarit në kuadër të Copa Sudamericana. Ndërkohë, policia dhe Prokuroria boliviane kanë nisur hetimet për të zbuluar origjinën e drogës dhe destinacionin e saj përfundimtar. Pavarësisht përfshirjes së autobusit të destinuar për ekipin, deri në këtë fazë nuk ka asnjë indicie që lidh klubin São Paulo, futbollistët apo stafin e tij me drogën e sekuestruar. Xh.K/ReportTv.al droge bolivi Sao Paulo Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.5% Jo 48.8% I/e dyzuar 7.7% Vota total: 2839 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?