Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas informacioneve paraprake, arrestimi u krye në momentin kur forcat e policisë mbërritën në banesën e tij për të ekzekutuar urdhrin përkatës.
Mësohet se Doga kishte vuajtur një pjesë të dënimit me burg, por i kishin mbetur edhe 6 vite për të shlyer plotësisht dënimin. Për këtë arsye, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Pritet që Policia e Vlorës të japë detaje zyrtare lidhur me arrestimin, vendimin penal dhe rrethanat e shpalljes së tij në kërkim ndërkombëtar. Top Channel

