Lajme Zone
Georgina Rodriguez bëhet ligjërisht nënë e fëmijëve të Cristiano Ronaldos
KulturëReport TV

Georgina Rodriguez bëhet ligjërisht nënë e fëmijëve të Cristiano Ronaldos

Georgina ka qenë prej vitesh pjesë e jetës së tyre, megjithatë, marrëdhënia e saj me tre fëmijët nuk kishte të njëjtin status ligjor si lidhja prindërore me vajzat e saj dhe Ronaldos, Alana Martina dhe Bella Esmeralda.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez zyrtarizuan marrëdhënien e tyre pas rreth një dekade së bashku, duke zhvilluar një ceremoni private në Portugali, larg vëmendjes së publikut dhe mediave. Por përtej martesës, mediat portugeze raportojnë se në familjen e çiftit ka ndodhur edhe një tjetër ndryshim i rëndësishëm. Sipas këtyre raportimeve, Georgina ka ndërmarrë një hap ligjor për t’u bërë nënë e tre fëmijëve më të mëdhenj të sulmuesit. LEXO edhe...VIDEO/ Rikthehet Cristiano Ronaldo, 41-vjeçari shënon golin numër 978 në karrierë Georgina ka qenë prej vitesh pjesë e jetës së tyre, megjithatë, marrëdhënia e saj me tre fëmijët nuk kishte të njëjtin status ligjor si lidhja prindërore me vajzat e saj dhe Ronaldos, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Historia e tyre e dashurisë nisi në vitin 2017, kur Ronaldo dhe Georgina u njohën në një dyqan Gucci, ku ajo punonte si asistente shitjesh. Lidhja e tyre u bë publike po atë vit dhe që prej atëherë çifti është shndërruar në një nga çiftet më të njohura të sportit dhe showbiz-it. Xh.K/ReportTv.al georgina rodriguez cristiano ronaldo Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.7% Vota total: 6229 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?