Lajme Zone
“Gënjeshtra dhe rrugaçëri”, Veton Surroi i përvishet Baton Haxhiut: Trillon histori edhe me të vdekurit!
PolitikëPamfleti

“Gënjeshtra dhe rrugaçëri”, Veton Surroi i përvishet Baton Haxhiut: Trillon histori edhe me të vdekurit!

Në qendër të përplasjes është pretendimi i Haxhiut se ka qenë për drekë në banesën e nënës së Surroit, ku kishte parë një fotografi të madhe të Titos. Surroi e mohon kategorikisht këtë episod, duke deklaruar se Haxhiu nuk ka shkelur kurrë në atë banesë dhe se fotografia për të cilën flet nuk ka ekzistuar.

Baton Haxhiu & Veton Surroi Veton Surroi vijon përplasjen me Baton Haxhiun, duke e akuzuar se ka sajuar histori për familjen e tij, ka shtrembëruar ngjarje historike dhe ka përfshirë në rrëfimet e tij persona që nuk jetojnë më e nuk mund të mbrohen. Publicisti Veton Surroi vijon përplasjen me Baton Haxhiun, këtë herë duke iu drejtuar drejtpërdrejt botuesit Henri Çili për atë që e cilëson një kapitull të mbushur me gënjeshtra, trillime dhe shtrembërime historike në librin e fundit të Haxhiut.

Në qendër të përplasjes është pretendimi i Haxhiut se ka qenë për drekë në banesën e nënës së Surroit, ku kishte parë një fotografi të madhe të Titos. Surroi e mohon kategorikisht këtë episod, duke deklaruar se Haxhiu nuk ka shkelur kurrë në atë banesë dhe se fotografia për të cilën flet nuk ka ekzistuar. Baton Haxhiu, Jovica Stanishiq dhe dosja e vitit 1998; çfarë fshihet pas takimeve me Mahmut Bakallin?

14 Nëntor, 11:33 Por, sipas Surroit, ky është vetëm fillimi i një serie trillimesh. Ai e akuzon Haxhiun se ka sajuar edhe histori për martesën e Vahide Kabashit me Fadil Hoxhën, duke pretenduar pa të drejtë se ajo ishte organizuar për të shpëtuar familjarët nga pushkatimi.

Surroi kundërshton gjithashtu rrëfimin për plagosjen e Zenel Kabashit në një përleshje me forcat serbe në vitin 1945. Sipas tij, një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur kurrë, ndërsa Zeneli në atë kohë ishte vetëm 13 vjeç dhe nxënës në Prizren.

Në reagimin e tij, Surroi nuk i kursen cilësimet e ashpra ndaj Haxhiut, duke e akuzuar se përdor emrat dhe historitë e familjarëve të ndjerë për të ndërtuar rrëfime të pavërteta.

“Kapitulli i këtij libri, pra, është i ndërtuar nga një gënjeshtër fillestare, të një ftese të paqenë për drekë te nëna ime, për të vazhduar me gënjeshtra të tjera me anëtarët e tjerë të familjes. Në kodin etik familjar ky përbën një veprim të pacipë që është i pandashëm nga rrugaçëria”, shkruan Surroi.

Letra e plotë

Letër Henri Çilit, botues i UET Press, Tiranë

I nderuar zoti Çili,

Këto ditë pata rast të lexoj kapitullin “Dollmat nën fotografinë e Titos” nga libri i fundit i Baton Haxhiut, i botuar nga shtëpia juaj botuese.

Jam habitur me nivelin e ulët të standardeve etike në këtë shkrim; habia ime në këtë rast nuk është me autorin por, me shtëpinë tuaj botuese.

Autori, me trillime, përgojon anëtarët e familjes sime, që të gjithë të vdekur. Ndonëse autori ka të drejtë të mendojë si të dojë për veprimet apo mendimet politike të anëtarëve të familjes sime, përfshirë edhe veprimet e mendimet e mia, nuk mendoj se ka të drejtë të trillojë. Etika bazike do të kërkonte që të ruhej dinjiteti i të vdekurve; pamundësia e tyre për t’u mbrojtur nga trillimet e vendos autorin e këtij libri në njërën prej shkallëve më të ulëta të kodit bazik të mirësjelljes. Veton Surroi hap dosjen e Baton Haxhiut: Nga takimet me sigurimin serb te korridoret e pushtetit në Tiranë

14 Nëntor, 15:55 Po jua jap evidencën e të pavërtetave dhe shtrembërimeve.

1. Në tekstin e autorit thuhet: “Një ditë Vetoni më tha se do të hanim te nëna e tij, zonja Naire. Ishte një ndërtesë e vjetër afër Shtëpisë së Rinisë”.

- B. Haxhiu nuk ka qenë ndonjëherë në banesën e nënës sime, për drekë apo për çfarëdoqoftë. Nuk e kam ftuar unë e as e ka ftuar kush tjetër.

- Banesa e nënës sime nuk “ishte një ndërtesë e vjetër afër Shtëpisë së Rinisë”. Banesa e saj ishte nga viti 1975 e deri në vdekje në një ndërtesë të re afër Sheshit Nënë Terezë.

2. “Në mur ishte Tito. Jo ndonjë fotografi e vogël, e harruar në ndonjë qoshe. Një Tito i madh, pothuajse sa muri. Më shikonte drejt nga fotografia me atë pozën e njohur që për dekada kishte qëndruar në shkolla, zyra komunale, institucione, salla mbledhjesh dhe vende ku të gjithë duhej ta shihnin, edhe kur askush nuk kishte dëshirë ta shihte”

- Në asnjërën banesë të nënës sime nuk ka pasur ndonjëherë fotografi të Titos të varur në mur. Ka qenë përzgjedhje estetike, në muret e banesave ku kemi jetuar ka pasur vetëm piktura, asnjë fotografi. Dosja sekrete e Baton Haxhiut: Pse Ministria e Brendshme kundërshtoi shtetësinë dhe kush ia hapi rrugën në Shqipëri?

15 Nëntor, 17:00 3. Autori flet për një martesë kontraktuale të aranzhuar nga gjyshi im Xhemal Kabashi me të cilën, duke martuar vajzën e tij Vahide me Fadil Hoxhën, shpëton veten dhe të birin nga pushkatimi. “Xhemajl Efendiu zgjodhi jetën. Jo vetëm të vetën, edhe atë të birit, Zenelit. E prishi fejesën e vajzës së tij, Vahides, me nacionalistin Xhemaj Mucaj Efendinë dhe e fejoi me Fadil Hoxhën, njeriun që po hynte në radhët e pushtetit të ri komunist”.

- Xhemal dhe Zenel Kabashi nuk u dënuan më 1945 me pushkatim, pra as shpëtuan prej tij falë ndonjë ndërhyrjeje.

- Vajzat e Xhemal Kabashit, Rahmija dhe Vahidja, kanë qenë ndër vajzat e vetme shqiptare që kanë shkuar në shkollë në Prizrenin e para Luftës së Dytë Botërore, jo vetëm me pëlqimin e tij por edhe me insistimin e tij. Që të dyja qenë të pavarura në mendimet e tyre politike dhe vendimet personale. Që të dyja u martuan me burrat që i zgjodhën vetë, Rahmija me avokatin Sokol Dobroshi më 1942; Vahidja komandantin Fadil Hoxha më 1945. Që të dyja kanë mbajtur atëherë dhe deri në fund të jetës bindje të ndryshme politike, diçka që ka qenë normale në familjen e fëmijëve dhe dhëndurëve të Xhemal Kabashit deri në fund të jetës së secilit prej tyre. Që të gjithë pasardhësit e Xhemal Kabashit kanë ruajtur krenarinë për tërë familjen dhe për secilin anëtar veç e veç. Historia e vrullshme e kësaj familjeje ka qenë e pandashme me atë të Kosovës dhe familja këtë e ka përballuar e përbashkuar.

- Fejesa e Vahide Kabashit “me nacionalistin Xhemaj Mucaj Efendinë” është trillim. Xhemal Kabashi nuk e fejoi vajzën e vet Vahide me kënd e as prishi fejesë me kënd.

- Vahide Kabashi u martua me Fadil Hoxhën në mars të vitit 1945, kur ai tashmë ishte shkarkuar nga pozita e komandantit dhe Kosova ishte vënë nën administrim ushtarak. Vahide Kabashi u njoh me Fadil Hoxhën për herë të parë në nëntor të vitit 1944, një ditë pas çlirimit të Gjakovës. Ajo prej vitit 1942 ka qenë pjesë e Lëvizjes antifashiste, në gjimnazin e Prizrenit, pastaj në konviktin “Nëna Mbretëreshë” në Shkodër dhe në fund në Normalen e Prishtinës prej nga është përjashtuar.

- Martesa e Vahide Kabashit nuk e ka shpëtuar pjesën tjetër të familjes prej përndjekjes. Së pari është burgosur Xhemal Kabashi dhe është liruar pas tre muajsh. Pastaj, si anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit është dënuar me burg Sokol Dobroshi; e si anëtar i rinisë Nacionaldemokratike Shqiptare, në moshën 18-vjeçare, është dënuar në vitin 1950 Zenel Kabashi. Rahmije Kabashi në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar vizitonte në burg burrin, Sokolin dhe vëllanë, Zenelin.

- Zenel Kabashi deri në çlirimin e Kosovës ka qenë në listën për izolim (të personave që duhet privuar nga liria në raste të jashtëzakonshme, përfshirë edhe vizitat e larta shtetërore në Kosovë) të Sekretariatit për Punë të Brendshme.

4. Autori thotë për Xhemal Kabashin: Sa herë që Fadil Hoxha hynte në ndonjë odë ku ndodhej ai, plaku kërkonte të largohej. Dhe nuk kishte nevojë për formulime diplomatike: “Më çoni prej këtu se erdhi ky mut dhëndri im”.

- Xhemal Kabashi dhe Fadil Hoxha, me dallime të theksuara politike, kanë qenë burra me respekt të ndërsjellë deri në vdekje. Fjalori i këtillë i ulët çfarë i imputohet Xh. Kabashit nga autori ka qenë krejtësisht i huaj për familjen dhe komunikimin e Xhemal Kabashit dhe Fadil Hoxhës. 5. “Në vitin 1945 Zeneli u plagos rëndë në një përleshje me forcat serbe. Dhe përsëri, njeriu që ndërhyri për ta shpëtuar ishte Fadil Hoxha. E dërgoi për mjekim. Ia shpëtoi jetën. Tash borxhi ishte edhe më i rëndë”.

- Zenel Kabashi nuk ka pasur përleshje me forcat serbe e as është plagosur rëndë. As më 1945 e as ndonjëherë tjetër. Ai ishte 13 vjeç atëherë, nxënës në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.

Kapitulli i këtij libri, pra, është i ndërtuar nga një gënjeshtër fillestare, të një ftese të paqenë për drekë te nëna ime, për të vazhduar me gënjeshtra të tjera me anëtarët e tjerë të familjes. Në kodin etik familjar ky përbën një veprim të pacipë që është i pandashëm nga rrugaçëria.

Unë, megjithatë ju shkruaj sepse konsideroj se shtëpia juaj botuese nuk do të duhej të kishte gjë të përbashkët me kodin moral dhe etik të autorit të manifestuar në këtë kapitull.

Përgjatë njohjes sonë njëzetvjeçare keni pasur rast të më kontaktoni për çfarëdo paqartësie që keni menduar se është në librin që mban siglën e shtëpisë suaj botuese; një pjesë e rrëfimeve për familjen time keni mundur ta gjeni në librin tim, “Lopa e Macchiatos”.

Për mua është krejtësisht e pritshme që nga ju të ketë veprime që do ta mbronin prestigjin e synuar të shtëpisë suaj botuese nga një ndërhyrje e këtillë rrugaçërie.

Të fala,

Veton Surroi baton haxhiu veton surroi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit shkon në SPAK, del emri i deputetes socialiste 18 Nëntor 2026, 16:5216:52Aktualitet Studentët stacionohen para Parlamentit, brenda diskutohet buxheti i vitit 2027 18 Nëntor 2026, 16:2116:21Aktualitet Nga të dashurat e Zogut te vilat e Bllokut, Ben Blushi zbulon historitë e çmendura të Tiranës 18 Nëntor 2026, 16:0216:02Aktualitet “Nuk dorëzohemi”/ Studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Ramës 18 Nëntor 2026, 15:2115:21Aktualitet Moti i keq godet vendin/ Rrezik përmbytjesh në veri, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë dhe Durrës 18 Nëntor 2026, 14:3514:35Aktualitet 24 prona, automjete dhe shoqëri tregtare, SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 mln eurove pasuri të grupit të Adi Çobës 18 Nëntor 2026, 13:5013:50Aktualitet