Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gazment Bardhi: Rama sulmon mediat që nuk i kontrollon dot dhe s’janë pjesë e oborrit të tij (VIDEO)


Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama dje, ku sulmoi dy televizione, News24 dhe Syri Bardhi akuzon Ramën se po shmang llogaridhënien dhe se, ndërsa kërkon që personat nën hetim të konsiderohen të pafajshëm, sipas tij, ka bërë akuza publike ndaj mediave dhe kundërshtarëve politikë pa paraqitur prova.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama dje, ku sulmoi dy televizione, News24 dhe Syri Bardhi akuzon Ramën se po shmang llogaridhënien dhe se, ndërsa kërkon që personat nën hetim të konsiderohen të pafajshëm, sipas tij, ka bërë akuza publike ndaj mediave dhe kundërshtarëve politikë pa paraqitur prova. Në një dalje për mediat, Bardhi deklaron se News24 dhe Syri TV nuk rezultojnë, sipas tij, në ndonjë hetim të prokurorisë si të financuara nga korrupsioni, krimi apo fshehja e të ardhurave. Ai pretendon gjithashtu se qeveria ka ushtruar presion ndaj këtyre mediave, duke i akuzuar se arsyeja është fakti që ato nuk kontrollohen politikisht nga mazhoranca. “Një Kryeministër i përgjegjshëm nuk shantazhon mediat. Nëse ai ka dijeni për një krim, ka detyrimin ligjor t’u drejtohet organeve të drejtësisë”, shprehet Bardhi. Një pjesë të rëndësishme të reagimit të tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së ia kushton edhe çështjes së ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Bardhi kërkon nga Rama të japë shpjegime për mënyrën se si Hyseni u përzgjodh në krye të institucionit dhe për akuzat që, sipas tij, janë ngritur në lidhje me veprimtarinë e saj. Ai kërkon gjithashtu të bëhet e ditur se cilët janë partnerët ndërkombëtarë që Rama ka përmendur si burim referencash për Hysenin. Bardhi ngre pyetje edhe për deklaratat e Ramës mbi drejtësinë dhe përgjegjësinë e kryeministrit për veprimet e ministrave dhe drejtuesve të institucioneve. Sipas tij, nuk mjafton që përgjegjësia t’u lihet individëve kur zyrtarë të ndryshëm përballen me hetime apo procese gjyqësore. Në reagimin e tij, ai përmend disa prej çështjeve që opozita i ka denoncuar ndër vite, duke përfshirë dekriminalizimin, kanabizimin, koncesionet në shëndetësi, inceneratorët, tenderat e AKSHI-t, akuzat për korrupsion ndaj zyrtarëve të qeverisë dhe marrëdhëniet mes pushtetit, biznesit dhe krimit të organizuar. Këto i paraqet si shembuj për të argumentuar se qeveria duhet të japë llogari edhe për përgjegjësinë politike dhe institucionale. “Dje, secili prej jush që beson tek e ardhmja e Shqipërisë, jam i bindur se është ndjerë i zhgënjyer.

Jo për faktin se, për të disatën herë, u rikonfirmua se Republika jonë ka një Kryeministër të papërgjegjshëm.

Jo për faktin se, për të disatën herë, shqiptarët kuptuan se Kryeministri i vendit i ikën llogaridhënies dhe përgjegjësisë.

Por për faktin se dje qytetarët shqiptarë patën mundësinë të kuptonin se e keqja në këtë vend nuk njeh limite, nuk ka fund dhe është kthyer në sistem. Dhe e keqja është kaq e madhe, sa përpiqet të përpijë cilindo që së keqes i thotë e keqe.

Ndërkohë që çdo shqiptar i ndershëm dhe çdo mik ndërkombëtar i Shqipërisë ndihet i tronditur si llumi dhe e keqja ka mbuluar çdo segment të qeverisjes së vendit, Kryeministri Edi Rama zgjodhi përsëri të njëjtën strategji.

Edi Rama iu tha shqiptarëve se asgjë jonormale nuk ka ndodhur: se AKSHI apo SHISH-I; Gysi, Mirlinda, apo Vlora; janë një kapitull normal i Shqipërisë së tij imagjinare europiane dhe se fajin për gjithçka që po ndodh në vend e ka drejtësia që heton veprimtarinë e qeverisë, opozita që e denoncon atë dhe mediat që e pasqyrojnë.

Për ata që akuzohen për këto veprime, përfshirë edhe vetë atë, na këshilloi t’i prezumojmë të pafajshëm dhe t’i trajtojmë me dinjitet e humanizëm.

Ndërkohë që, në të njëjtin fjalim ku na kërkonte të prezumonim si të pafajshëm Vlorën, Belindën, Lindën, Ergysin, Veliajn e të tjerë, edhe pse për to janë bërë publike prova dhe fakte të zbuluara nga prokuroria, vetes i lejoi të konsiderojë të fajshëm dhe madje shpalli akuza publike ndaj dy televizioneve që nuk i kontrollon dot politikisht, duke i akuzuar, pa paraqitur asnjë fakt për pastrim parash apo evazion.

E vërteta është se, as njëri televizion dhe as tjetri nuk rezulton nga ndonjë hetim i prokurorisë të jetë financuar me para nga korrupsioni, krimi apo fshehja e të ardhurave.

Janë televizione të tjera ato që figurojnë në çdo hetim korrupsioni e krimit të SPAK, por Edi Rama zgjodhi të heshtë sepse ato i shërbejnë si zyra propagande.

E vërteta është që Qeveria e Edi Ramës nuk ka lënë gjë pa bërë për t’i shantazhuar, kontrolluar, verifikuar e penguar dhe, nuk ka arritur të gjej asgjë. Megjithatë, ka zgjedhur të sillet në këtë mënyrë me to: duke i sulmuar, duke u marrë pronat, duke i nxjerrë nga zyrat me polici dhe ushtri, dhe duke i intimiduar çdo biznes që bashkëpunon me to.

Një Kryeministër i përgjegjëshëm nuk shantazhon mediat.

Nëse ai ka dijeni për një krim, ka detyrimin ligjor t’u drejtohet organeve të drejtësisë.

Edi Rama nuk e ka bërë këtë, sepse, sulmi ndaj dy televizioneve, Syri TV dhe News 24, bëhet vetëm sepse ai nuk i kontrollon dot.

Vetëm sepse ato kanë vendosur t’u thonë shqiptarëve atë që konsiderojnë të vërtetën. Vetëm sepse nuk janë pjesë e oborrit personal të Edi Ramës.

Në të njëjtin fjalim ku na kërkonte të prezumonim si të pafajshëm Vlorën, Belindën, Lindën, Ergysin, Veliajn e të tjerë, edhe pse për to janë bërë publike prova dhe fakte të zbuluara nga prokuroria, vetes i lejoi të konsiderojë të fajshëm dhe madje shpalli akuza publike ndaj liderëve të opozitës, duke na kujtuar urdhrin që lëshoi nga Kongresi i Partisë Socialiste për arrestimin apo përndjekjen gjyqësore ndaj Liderëve të Opozitës.”, tha Bardhi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: bardhi