Gazetari Arsen Rusta ka reaguar sot lidhur me operacionin policor të zhvilluar për kapjen e autorit të vrasjes së të riut portugez në Ksamil.
Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Rusta thekson se krerët e rinj të Policisë së Shtetit nëpër qarqet e vendit treguan sot se i janë rikthyer përgjegjësisë, ndërsa përmendi angazhimin e kryepolicit të Vlorës, Ervin Ndreu.
Sipas gazetarit, puna e drejtuesve të rinj po tregon rezultate, ndërsa qytetarët përballen me individë që përpiqen t’i tregojnë dhëmbët shtetit. “Zgjedhjet e krerëve të Policia e Shtetit në qarqe, për fat të mirë, u rikthyen nën përgjegjësinë e Kryepolicit.
Nëse ka dy zgjedhje që po sfidohen duke treguar rezultate, janë Fieri dhe Vlora.
Të dy drejtuesit i njoh. S’kam as shoqëri, as miq me ta. Por ama, pa zero problem, dua t’u them publikisht: BRAVO!
Nga themelet e Sarandës dhe Vlorës, në nëntokën e jetës së natës, po i hyn Ervin Ndreu. Një efektiv të cilin e njoh nga terren dhe koha e Baca Erzen Brecani, ai ska frikë dhe as del kush të thotë se është pazarli.
Kërkush s’guxon më në Fier të tregojë dhëmbët apo muskujt përballë shtetit.
Erjon Ahmetaj drejton aty, pasi z. Hitaj e la si pasues.
Si Ndreu, ashtu edhe Ahmetaj, e treguan edhe sot. Jo vetëm me çunat, por edhe vetë ndoqën në terren një operacion jo të lehtë. Kapjen e një vrasësi të mbrojtur nga paraja dhe pushteti.
Na falni që ju filmuam, por detyra e medias është të tregojë edhe rreziqet që përballoni.
Mos u ndalni, pasi krimi nuk ka Pit Stop. Thjesht ndërron ushtarët”,-shkruan Rusta./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

