Lajme Zone
Gazetari plas “bombën”: Studentët në protestë po identifikohen nga kamerat me Inteligjencë Artificiale
PolitikëCNA

Gazetari plas “bombën”: Studentët në protestë po identifikohen nga kamerat me Inteligjencë Artificiale

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh mbrëmjen e sotme s...

Gazetari Artan Hoxha zbuloi sot një detaj të ri e të panjohur lidhur me protestën studentore që po zhvillohet ditët e fundit në vend.

Duke folur në emisionin “Çim Peka Live” në “Syri Tv”, Hoxha tha se studentët pjesëmarrës në protestë po identifikohen nga kamerat me Inteligjencë Artificiale.

Hoxha komentoi edhe situatën me efektivët policorë që janë filmuar duke ushtruar dhunë, ngjarje e rëndë që sipas tij, pritet të përfshihen në zhvillime të tjera. “Çdo polic i Republikës që është atje, që është filmuar, që ka dalë në rrjetet sociale, në media, po shikohet nga një group avoktësh rast pas rasti dhe nuk do këtë vrimë miu, vetëm po i mori Edi Rama në varr. Siç u thotë qytetarëve dhe studentëve që nuk do të lejohen të shkojnë në BE. DO bëhet një listë, që nuk do të gjejë vrimë miu pot ë futet. Nga 2500 euro, çdo polic që del ashtu, do të identifikohet dhe do të duhet të bëjë llogaritë mirë. Polici nuk është i Edi Ramës, por i shtetit shqiptar. Filmimi lidhet që me përgjegjësinë penale. Studentët i kanë identifikuar me kamerat e Inteligjencës Artificiale”,-tha Hoxha./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.