Lajme Zone
Gaz lotsjellës, ujë dhe sende të forta në protestë: 2 protestues dhe 2 policë të lënduar
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Gaz lotsjellës, ujë dhe sende të forta në protestë: 2 protestues dhe 2 policë të lënduar

Tensionet mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit janë përshkallëzuar pranë pedonales, në afërsi të godinës së Kuvendit.

Tensionet mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit janë përshkallëzuar pranë pedonales, në afërsi të godinës së Kuvendit.

Përplasjet nisën pasi një grup protestuesish tentoi të çante kordonin policor për t’iu afruar Parlamentit. Në përgjigje, policia përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit kundërshtuan duke hedhur vezë, domate dhe shishe uji në drejtim të efektivëve.

Si pasojë e incidenteve, dy protestues kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Lëndime kanë pësuar edhe dy efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa tjetri është plagosur dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Protesta qytetare po zhvillohet për të 54-ën ditë me radhë dhe përkon me seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni të Kuvendit.