Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Gaz lotsjellës masiv dhe barrikada në rrugë/ Studentët nuk tërhiqen te Rruga e Durrësit, përballen me ndërhyrjen e policisë


Përplasja mes studentëve dhe forcave të rendit po vijon me intesitet të lartë përgjatë Rrugës së Durrësit, ku situata po merr përmasa gjithnjë e më kritike.

Përplasja mes studentëve dhe forcave të rendit po vijon me intesitet të lartë përgjatë Rrugës së Durrësit, ku situata po merr përmasa gjithnjë e më kritike. Mësohet se forcat e policisë kanë ndërmarrë një goditje të re ndaj protestuesve duke hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës në mënyrë masive drejt turmës, në një tentativë për t’i shpërndarë. Pavarësisht tymit mbytës dhe ndërhyrjes së ashpër, të rinjtë refuzojnë të tërhiqen. Në kundërpërgjigje, protestuesit kanë nisur ngritjen e barrikadave të para përgjatë boshtit të Rrugës së Durrësit duke bllokuar kalimin e mjeteve të policisë. Tensioni në zonë mbetet mjaft i lartë, ndërsa ajri në të gjithë perimetrin përreth është bërë pothuajse i papërballueshëm nga tymi i gazit lotsjellës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb