Lajme Zone
Gati letrat e ekstradimit për “pilotin atomik”/ Shqipëria i përcjell Francës dokumentet për kthimin e Ermal Beqirajt
PolitikëABC News Albania

Gati letrat e ekstradimit për “pilotin atomik”/ Shqipëria i përcjell Francës dokumentet për kthimin e Ermal Beqirajt

Ministria e Drejtësisë i përcjell dokumentacionin për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiraj autoriteteve franceze.

Ministria e Drejtësisë i përcjell dokumentacionin për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiraj autoriteteve franceze.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Posaccme, ku sipas informacioneve SPAK i ka kërkuar ministrisë të dërgojë kërkesën e ekstradimit te organet ligjzatuese franceze.

Bashkëngjitur kërkesës për ekstradim është vendosur edhe vendimi i Gjykatës së Posaccme për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, si person që dyshohet se ka kryer 7 vepra penale. Ermal Beqiraj u arrestua disa ditë më parë në Francë, pasi u kap duke fluturar me avion privat mbi një central bërthamor. Dy ditë më parë, SPAK kërkoi sekuestrimin e disa pasurive të biznesmenit Beqiraj me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankare me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente , një kështjelle në departamentin e Oise rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj.

Ermal Beqiraj kërkohet nga SPAK lidhur me abuzimet me tenderat e AKSH. Ndaj tij, SPAK ka ngritur veprat penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet