Lajme Zone
Gashi për zhvillimet në LDK: Të qëllimshme për dëmtimin e Abdixhikut, ai së paku do të bëhet zv/kryeministër
PolitikëTelegrafi

Gashi për zhvillimet në LDK: Të qëllimshme për dëmtimin e Abdixhikut, ai së paku do të bëhet zv/kryeministër

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se koha kur janë bërë publike pakënaqësitë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk është e rastësishme, por, sipas tij, synon ta dobësojë kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, në prag të formimit të institucioneve të reja.

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se koha kur janë bërë publike pakënaqësitë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk është e rastësishme, por, sipas tij, synon ta dobësojë kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, në prag të formimit të institucioneve të reja.Në Tv Dukagjini, Gashi tha se beson se Abdixhiku mund të marrë një post të rëndësishëm në qeverinë e ardhshme, madje edhe pozitën e zëvendëskryeministrit. "Koha kur po shfaqen këto pakënaqësi është krejtësisht e qëllimshme. Qëllimi nuk është ta dëmtojnë vetëm LDK-në, por edhe Lumir Abdixhikun, i cili besoj se lehtësisht mund të bëhet së paku zëvendëskryeministër", deklaroi Gashi.Sipas tij, zërat kritikë brenda LDK-së kanë mundur të prisnin deri pas formimit të institucioneve, por kanë zgjedhur këtë moment nga frika se Abdixhiku mund të marrë një rol të rëndësishëm në ekzekutiv.Duke komentuar procesin e krijimit të shumicës parlamentare, Gashi tha se Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me deputetët e komuniteteve joserbe, mund të sigurojë numrat për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë, ndërsa paralajmëroi se bllokadat eventuale nga partitë opozitare mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja.Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të kontribuojnë në funksionalizimin e institucioneve."Deputetët duhet ta shohin interesin e shtetit. Kur përfaqësuesit e popullit nuk shkojnë në Parlament, që është vendi i tyre i punës, atëherë shtrohet pyetja pse janë zgjedhur dhe votuar nga qytetarët", tha Gashi. - YouTube youtu.be