Lajme Zone
Garancia Evropiane për Fëmijët/ Ministrja Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Garancia Evropiane për Fëmijët/ Ministrja Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

Plani parashikon masa të koordinuara në fushën e mbrojtjes sociale, shëndetësisë dhe arsimit, me synimin për të garantuar akses më të mirë në shërbime cilësore dhe mundësi të barabarta për zhvillim.

Rreth 100 mijë fëmijë që përballen me përjashtim social ose me vulnerabilitete komplekse do të përfitojnë nga ndërhyrjet e parashikuara në Planin e Veprimit për Garancinë Evropiane për Fëmijët 2026–2030. Plani parashikon masa të koordinuara në fushën e mbrojtjes sociale, shëndetësisë dhe arsimit, me synimin për të garantuar akses më të mirë në shërbime cilësore dhe mundësi të barabarta për zhvillim. Në takimin me aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në hartimin dhe zbatimin e Planit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, theksoi se dokumenti përfaqëson një angazhim konkret për të mbështetur fëmijët dhe familjet që kanë më shumë nevojë. LEXO edhe...Për herë të parë, Shqipëria me Plan Kombëtar për eliminimin e Hepatiteve Virale! Sala: Zgjerojmë diagnostikimin e hepatiteve B dhe C (VIDEO) “Sfida jonë sot, dhe angazhimi im personal si Ministre, është që çdo politikë e mirë në letër të zbatohet me sukses – që çdo reformë, çdo shërbim dhe çdo investim i parashikuar në këtë Plan të përkthehet në ndryshim real në jetën e fëmijëve dhe familjeve tona”, u shpreh ministrja Sala. Ajo theksoi se Plani mbështetet mbi reformat e ndërmarra gjatë viteve të fundit për forcimin e mbështetjes ndaj fëmijëve dhe familjeve, përmes fuqizimit të skemës së ndihmës ekonomike, zgjerimit të shërbimeve të kujdesit në fëmijërinë e hershme, zhvillimit të kujdesit familjar dhe komunitar, promovimit të arsimit gjithëpërfshirës, si dhe integrimit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale. Ministrja Sala veçoi si një nga masat konkrete të këtij angazhimi dyfishimin e mbështetjes financiare për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, si edhe njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për kujdestarët e tyre. Sipas saj, Garancia Evropiane për Fëmijët nuk është vetëm një angazhim në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, por mbi të gjitha një përgjegjësi ndaj çdo fëmije, për t’i garantuar mundësi të barabarta dhe një të ardhme më të mirë. Drejtori Rajonal i UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Edouard Beigbeder, përgëzoi Shqipërinë për rolin e saj udhëheqës në rajon në hartimin dhe zbatimin e Planit. “Do të doja ta përgëzoja ngrohtësisht Shqipërinë për faktin që është në pararojë në rajon. Hartimi i këtij plani kombëtar është mbështetur në prova të forta, konsultime të gjera dhe koordinim efektiv ndërsektorial. Ky investim i rëndësishëm dhe angazhimi i qartë i pasqyruar në plan dëshmojnë vendosmërinë e Shqipërisë për të adresuar varfërinë e fëmijëve, për të promovuar përfshirjen sociale dhe për të investuar në brezat e ardhshëm”, tha Beigbeder. Përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Miha Pezelj, nënvizoi se Garancia Evropiane për Fëmijët është një nga instrumentet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian për luftën kundër varfërisë dhe përjashtimit social të fëmijëve. “Në Bashkimin Evropian, Garancia Evropiane për Fëmijët konsiderohet si një nga përgjigjet më të rëndësishme ndaj kësaj sfide. Ajo është një nismë madhore e Bashkimit Evropian, e miratuar në vitin 2021, me synim parandalimin dhe luftimin e përjashtimit social, duke garantuar për fëmijët në nevojë qasje efektive dhe falas në shërbimet thelbësore”, u shpreh ai. Plani i Veprimit për Garancinë Evropiane për Fëmijët 2026–2030 do të udhëheqë ndërhyrjet ndërinstitucionale gjatë pesë viteve të ardhshme, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile, me synimin që çdo fëmijë në Shqipëri të ketë akses në shërbime cilësore dhe mundësi të barabarta për zhvillim SI.E./ReportTv.al ministria e shendetesise Evis Sala Miha Pezelj Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16.2% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 3769 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?