Prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi, ka dorëzuar kandidaturën e tij për garën për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme.
Xholi ka dërguar kandidaturën e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Mandati i Olsjan Çelës përfn në dhjetor të 2026 dhe nuk ka të drejtë të rikandidojë. KLP hapi garën për Prokuror të Përgjithshëm më 30 qershor 2026.
Kush është prokurori Adnan Xholi?
Prokurori Adnan Xholi kandidoi për t'u bërë pjesë e garës së drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Xholi punon prej 20 vitesh në sistemin e drejtësisë. Vitin e kaluar ai kaloi vetingun dhe që prej korrikut të 2021-shit iu bashkua trupës së prokurorëve specialë të SPAK-ut.
Më parë ai ka mbajtur poste drejtuese në prokurori lokale, si dhe për shumë vite ka qenë prokuror pranë ish-Prokurorisë për Krime të Rënda.
Gjithashtu, Xholi ka mbajtur detyrën e drejtorit të Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prej më shumë se 5 vitesh ka qenë drejtor i Kontrollit të Hetimit në institucionin qendror të akuzës.
Prokurori ka qenë edhe kandidat për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), por nuk rezultoi fitues.
Adnan Xholi ishte i zgjedhuri i kryeprokurores së përkohshme Arta Marku si pjesë e ekipit të saj.
Në janar të vitit 2018 me ndryshimet e kryera në organin e akuzës nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, prokurori Xholi u emërua në krye të Drejtorisë Gjyqësore.
Prokurori Xholi njihet edhe si prokurori që urdhëroi arrestimin e dy deputetëve, Tom Doshi dhe Mark Frroku./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

