Derbi i parë i sezonit është i Atletico Madrid. Skuadra e drejtuar nga Simeone mposhti 2-1 Real Madrid-in e drejtuar nga Jose Mourinho, që për pasojë mori humbjen e 2 në 7 javë kampionat. Në Metropolitano pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën vendimtar ishte kartoni i kuq i Hujsen. Mbrojtësi spanjoll shkaktoi penallti që u konvertua në gol nga Grimaldo. Vetëm pak çaste më pas, i padëshiruari te Juventus, sulmuesi Jonathan David dyfishoi rezultatin, duke i dhënë një goditje të fortë rivalëve. Nga ky moment Atletico u përpoq më shumë të kontrollonte lojën, ndërsa goli i vonë Rudiger vlejti sa për statistikë, pasi ‘el colchoneros’ ia dolën me rezultatin 2-1. LEXO edhe...'Magjiku' Rapinha, 'tripleta' e 2 radhazi përmbys 1-3 Sevillia-n! Thyen rekordin e Messi-t, më mirë vetëm Ronaldo (VIDEO) Kjo fitore e ngjiti Atletico Madrid në vendin e dytë me 5 pikë më pak se Barcelona kryesuese dhe 1 pikë më shumë se Real Madrid i vendit të tretë. Share Ne.k./ReportTv.al barcelona real madrid atletico madrid la liga Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.5% Të gabuar 88.7% Nuk e di 4.9% Vota total: 5375 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

