Lajme Zone
Fytyrat e të fortëve të Manjës që dhunuan protestuesit dhe policët
PolitikëJOQ Albania

Fytyrat e të fortëve të Manjës që dhunuan protestuesit dhe policët

Këto pamje më të qarta tregojnë momentin e skandalit të 2 korrikut, ku truprojat e Ulsi Manjës dhunojnë brenda në lokal protestuesit t ë cilët fishkëllyen dhe thirrën Manja burg, gjatë protestës para Kuvendit.

Siç shihet në pamje, të fortët e socialistit Manja, të indinjuar që protestuesit kërkuan burg për shefin e tyre, janë lëshuar dhunshëm drejt protestuesve duke përdorur dhunë. Qartazi duket se si përmes forcës, truprojat e Manjës, jo vetëm protestuesit, por marrin përpara me forcë edhe policët e kryepolicit Skënder Hitaj.

Një prej truprojave është identifikuar si Saimir Koka. Kujtojmë se më 2 korrik, truprojat e Manjës u panë duke goditur me shkelma e grushte qytetarët që ndodheshin në lokalin ngjitur me Kuvendin e Shqipërisë. Veç protestuesve, truprojat ushtruan forcë fizike dhe ndaj policisë që supozohet të mbrojë popullin.