Lajme Zone
Fytyra kriminale e Irfan Hysenbelliut dhe heshtja e mediave
PolitikëCNA

Fytyra kriminale e Irfan Hysenbelliut dhe heshtja e mediave

CNA.al dhe CNA TV dje publikuan, ndoshta për herë të parë ...

CNA.al dhe CNA TV dje publikuan, ndoshta për herë të parë në 35 vite pluralizëm, videon dhe investigimin më të rëndë që ka parë Shqipëria. Megjithëse ajo nuk u bë shumë mediatike dhe nuk mori zë, kjo video është një fakt ulëritës. Me video, me zë dhe figurë qytetarët panë fytyrën e vërtetë të krimit mediatik.

Edhe pse nuk ka ndonjë çudi që mediat e tjera nuk e japin as lajm skandalin, me këtë video kudo në Europë dhe botë duhet të ishte bërë nami, por në Shqipëri nuk flet askush sepse shumica janë njësoj si Irfani, përfitues nga influencat, ndërhyrjet në drejtësi, marrëdhëniet me politikën dhe gjithçka që ne pamë nga kjo video e Irfan Hysenbelliut të publikuar nga CNA. VIDEO EKSKLUZIVE/ Zbërthehet piramida e krimeve të Irfan Hysenbelliut

30 Tetor, 14:00 Të tjerët nuk janë më pak apo më shumë zullumqarë, por Irfani është më zhurmuesi dhe ndoshta më neveritësi nga të gjithë.

CNA publikoi një video ku me zë dhe figurë, përtej aferave, bizneseve të tij apo skandaleve, dëgjohej se Irfan Hysenbelliu kërkonte t’i merrte shtetit shqiptar nga 300-600 milionë euro.

Këto në një arbitrazh me skema që shkonin deri në kapjen e gjyqtarëve të huaj. U zbuluan marrëveshje dhe afera me drejtësinë ku në të paktën 6 raste çështjet ishin mbyllur në Prokurorinë e Tiranës dhe kjo meriton një hetim. Irfan Hysenbelliu përtej mjegullës/ Manipulimet për të marrë 600 milionë euro nga shqiptarët 29 Tetor, 10:58 CNA dje tregoi fytyrën e vërtetë të një individi që mediat nuk i ka fjalë të lirë, por i ka struktura që i përdor për interesat e tij nga ato me drejtësinë te biznesi apo deri te propaganda e tij e neveritshme, deri te tentativat për të prishur një festë birre në Korçë. Ky është Irfan Hysenbelliu. Ndoshta dikujt mund t’i duket për të qeshur, por njeriu që shfaqet në videon tonë ku ka shumë çështje brenda, kryesori, është Irfani. INVESTIGIMI I PLOTË/ Të gjitha përfitimet dhe pazaret kriminale të Irfan Hysenbelliut

30 Tetor, 14:37 Dikur tentonte të prishte një festë birre, dikur ka marrë një objekt në qendër të Tiranës me një qira qesharake dhe për këtë ka sulmuar me mediat e tij, dikur ishte socialist, më pas u bë LSI-ist, më vonë u bë demokrat, më pas u kthye sërish LSI-ist dhe pastaj prapë socialist, tani ka përfunduar populist.

E thotë vetë se marrëdhënia me politikën është “merr dhe jep” prandaj i përdor mediat e tij për të marrë dhe për të dhënë, për të ngritur imazhet, për t’u dhënë hapësirë televizive atyre që i shërbejnë për të përfituar dhe në rast se këto nuk jepen Irfani sulmon. U zhvilluan qindra ditë proteste a thua se kishin nevojë për Irfanin, i cili është e njëjta fytyrë me politikën e vjetër të Shqipërisë. Një mashtrues si Irfan Hysenbelliu

28 Maj, 12:15 Irfan Hysenbelliu nuk mund të përfaqësojë rininë dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Irfan Hysenbelliu do t’i zhvasë ata, do t’u marrë nga 300-600 milionë euro t’i paguajnë nga xhepat e tyre të varfër. Irfan Hysenbelliu nuk është thjesht përfitues i këtyre dy-tri gjërave që ne përmendëm më sipër, janë me qindra, por ato detaje që dhamë kur kujtuam faktin se donte të prishte edhe një festë birre në Korçë. (LEXO KETU)

Të gjitha tregojnë psikologjinë e këtij njeriu, qëllimet që kanë mediat e tij, marrëdhëniet e tij të ngushta me politikën, përfitimet që ka pasur, shfrytëzimi që i ka bërë drejtësisë, dhe ky është një biznesmen që përfiton, që nuk paguan tatime, me rreth 20 milionë euro detyrime, nuk po kujtojmë këtu as mesazhet kërcënuese me të ndjerin bankier Artan Santo te konflikti për t’i marrë “News 24”. Irfan Hysenbelliu, në dosjen famoze të SPAK-ut

25 Gusht, 11:46 Nuk po flasim as për borxhet ndaj të tretëve, nuk po flasim as si shfaqet nëpër fajde apo borxhe, nuk po merremi aspak me këto, por thelbi është një: si mundet që shqiptarët të besojnë një njeri, i cili kërkon t’u zhvasë nga xhepat e tyre 300-600 milionë euro?!

Këtu nuk kanë lidhje gazetarët, ata janë në misionin e tyre. Gazetarët përdoren si mburoja, puna dhe misioni i tyre manipulohet. Qëllimi i Irfanit nuk ka qenë të mbështesë protestën, qëllimi i Irfan Hysenbelliut ka qenë të bëjë pazar me Edi Ramën, siç pati bërë dikur. Irfan Hysenbelliu sulmon Tatimet që të mos paguajë taksat dhe detyrimet 4 Prill, 14:31 Qëllimi i Irfan Hysenbelliut nuk është të vijë opozita në pushtet, por të ketë pazar me Berishën dhe të tjerët.

Qëllimi i Irfanit nuk është të mbështesë rininë, qëllimi i tij është të mos paguajë taksat, qëllimi i Irfanit nuk është zhvillimi i Shqipërisë, që ajo të ketë më shumë turizëm dhe progres, qëllimi është të mbushë sa më shumë xhepat e tij nga interesa klienteliste të lidhura me pushtetin.

Qëllimi i Irfanit nuk është të ketë drejtësi Shqipëria, por prokurorët dhe gjyqtarët të mbyllin hallet e tij, ndaj dhe kjo video ulëritëse, e cila nuk u shpërnda në shumicën e mediave, na tregoi jo vetëm fytyrën dhe qëllimet e Irfan Hysenbelliut, por edhe atë të një pjese të mediave që janë bashkuar dhe nuk kanë ndonjë ndryshim nga Irfani, i cili është simboli i korrupsionit, keqpërdorimit dhe abuzimit me pushtetin e medias që shkojnë deri në zhvatjen e xhepave të shqiptarëve./ CNA INVESTIGIMI I PLOTË/ Të gjitha përfitimet dhe pazaret kriminale të Irfan Hysenbelliut

30 Tetor, 14:37 VIDEO EKSKLUZIVE/ Zbërthehet piramida e krimeve të Irfan Hysenbelliut

30 Tetor, 14:00 INVESTIGIMI/ Fytyra kriminale e Irfan Hysenbelliut

30 Tetor, 11:27 Irfan Hysenbelliu përtej mjegullës/ Manipulimet për të marrë 600 milionë euro nga shqiptarët 29 Tetor, 10:58 Skandale dhe afera/ Një tjetër mashtrim nga Irfan Hysenbelliu

28 Tetor, 12:08 Të vërtetat e Ramës për Irfan Hysenbelliun

18 Tetor, 10:29 Paratë e inceneratorëve, Onkologjiku dhe Fane Kapteri 7 Tetor, 11:39 Pse të gjithë mbështetësit e Veliajt janë në "protestën e flamingove" kundër Ramës? 3 Shtator, 20:48 Festa e Birrës dhe Fane birra

15 Gusht, 15:02 FAKTET/ Ja fytyra e vërtetë e Irfan Hysenbelliut

13 Gusht, 19:13 Irfan Hysenbelliu i “zhytur” në borxhe/ Zbulohet shifra marramendëse që i detyrohet Tatimeve 2 Gusht, 20:56 Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit

21 Korrik, 14:04 Irfan mashtruesi kundër shtetit

20 Korrik, 15:45 DETAJET/ Njerëzit e Irfan Hysenbelliut morën peng Tatimorët

19 Korrik, 18:17 Tatimorët merren peng te resorti i Irfan Hysenbelliut

19 Korrik, 12:45 Irfan Hysenbelliu nxjerr në protesta edhe kunatin e Lulit

15 Qershor, 12:21 Irfan mashtruesi nuk paguan rrogat e gazetarëve 5 Qershor, 17:40 Mashtrues Irfani terror ndaj Tatimeve 3 Qershor, 20:01 Irfan Hysenbelliu nuk mbështet protestat, kërkon të shpëtojë për të mos paguar taksat 2 Qershor, 17:52 Mashtruesi, bojkotuesi dhe sabotuesi Irfan Hysenbelliu 31 Maj, 10:41 Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu, Festën e Birrës në Korçë

29 Maj, 12:13 Si i grabit festat e Korçës, Irfan Hysenbelliu

28 Maj, 17:03 Një mashtrues si Irfan Hysenbelliu

28 Maj, 12:15 Kush fle në prokurori mbi dosjen e Irfan Hysenbelliut?

26 Mars, 14:39 "News24" s’është prona e Irfanit, por e shqiptarëve

20 Gusht, 13:31 Irfani qan hotelin pa leje të shembur në dhjetor 9 Nëntor, 12:48 8.8 mln euro detyrime në shtet me tre kompani/ Irfan Hysenbelliu, biznesmeni-piramidë? 4 Mars, 10:40 Zbardhet dokumenti i Tatimeve për Irfan Hysenbelliun/ Nga vendimet gjyqësore te huadhënia 3 Mars, 10:37 Irfan Hysenbelliu del zbuluar/ Manovra që i zbuloi 2.5 milionë euro detyrime të papaguara ndaj Tatimeve 3 Mars, 09:40 Tatimet: Irfan Hysenbelliu po sulmon pasi i zbuluam 2.5 milionë euro detyrime 2 Mars, 18:08 “Birra Tirana" "mbyt” Irfan Hysenbelliun/ Rreth 3.9 miliardë lekë detyrime të papaguara në shtet 2 Mars, 08:38 “Birra Korça”, 2.4 miliardë lekë borxh/ Irfan Hysenbelliu, biznesmeni që nuk paguan detyrimet ndaj shtetit 1 Mars, 11:50 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.