Lajme Zone
‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

‘Fute te spitali i Elbasanit se na iku’, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës! Familjarët padisin mjekët (VIDEO)

Një grua në muajin e shtatë të shtatzënisë, ndërroi jetë në spital, ndërsa familjarët e saj kanë bërë një denoncim në polici për neglizhencë mjekësore dhe vonesë në trajtim nga bluzat e bardha të Pogradecit. Marjana Karolina Bunaj, një 37-vjeçare me origjinë nga Mirdita, u paraqit rreth orës 1 të mëngjesit të sotëm, në spitalin e Pogradecit, ku jetonte pas martesës. LEXO edhe...‘Në Pogradec pati v

Një grua në muajin e shtatë të shtatzënisë, ndërroi jetë në spital, ndërsa familjarët e saj kanë bërë një denoncim në polici për neglizhencë mjekësore dhe vonesë në trajtim nga bluzat e bardha të Pogradecit. Marjana Karolina Bunaj, një 37-vjeçare me origjinë nga Mirdita, u paraqit rreth orës 1 të mëngjesit të sotëm, në spitalin e Pogradecit, ku jetonte pas martesës. LEXO edhe...‘Në Pogradec pati vonesa’, apeli mes lotësh i motrës së 37-vjeçares shtatzënë që humbi jetën rrugës për në spital: Të zbardhet e vërteta Veprimi i saj i parë ishte të telefononte motrën, e cila jeton në Pogradec, që e shoqëroi me makinë private në maternitet. "Në orën 12 më merr motra në telefon dhe më tha: hajde më merr se kam dhimbje të forta barku. Shkova shumë shpejt sepse jemi afër. E çova në maternitet sepse ishte shtatzënë", thotë e motra, Albina Mekolli. Sipas burimeve nga materniteti atje, ajo ka pasur dhimbje të forta të barkut dhe është futur në reanimacion, ku i është dhënë edhe gjak për shkak të gjendjes së rëndë. "Në Pogradec nuk iu bë asnjë ndërhyrje kirurgjikale. I vunë vigonë për serume dhe gjak, thoshin s’mund ta çojmë kështu, nuk e di", thotë e motra. Sipas familjarëve, sapo gjendja e rëndë e saj u konstatua, mjekët kanë diskutuar edhe transportimin e me helikopter drejt Tiranës, por kjo nuk u realizua për shkak të errësirës. "Mjekja roje i bëri një vizitë, një eko dhe tha se ka gjakderdhje të brendshme. Ajo tha duhet ta çojmë për Tiranë. U mblodhën të gjithë, ajo tha duhet çuar sa më parë. Dëgjova që po thonin për helikopterin, por u shprehën se nuk vjen dot sepse është natë", thotë Albina Mekolli. Mjekët vlerësuan ta transferojnë drejt Tiranës për trajtim të specializuar rreth orës 4.30 të mëngjesit, pra 3 orë më vonë, por rrugës, gjendja e 37-vjeçares është rënduar, ndaj ambulanca u kthye në spitalin më të afërt në Elbasan, aty ku ndërroi jetë. Sipas motrës që ishte në ambulancë, Bunaj u rëndua dhe infermierja i ra xhamit të shoferit duke i thënë: “Fute tek spitali i Elbasanit se na iku”. Motra bëri denoncim në komisariatin numër 4 në Tiranë, për të zbuluar të vërtetën e vdekjes së 37-vjeçares, nëse mjekët zbatuan apo jo ptrotokollet për gjendjen e saj, dhe nëse vepruan apo jo në kohë. Sipas saj, nëse do të ishte trajtuar më herët, do të kishte shpëtuar. "Kërkoj drejtësi, të zbardhet e vërteta, a ndërroi jetë nga pakujdesia apo jo. Unë besoj që nëse do të kishte më shumë shpejtësi, sot do të ishte mes nesh”, thotë motra e saj, Albina Mekolli. Kallëzimi i ka kaluar prokurorisë së Pogradecit. Trupi i pajetë i vajzës që priste të bëhej nënë për herë të parë ndodhet për ekspertizë mjeko-ligjore në morgun e Tiranës. Bashkëshorti kishte pak ditë që ishte larguar në Amerikë, ku ndodhej me familjen e tij, dhe priste të merrte për herë të parë edhe gruan. Ora 19:59 Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë, reagon Ministria e Shëndetësisë: Do të verifikohet i gjithë trajtimi, nëse ka shkelje do të merren masa Ministria e Shëndetësisë reagoi pas vdekjes së 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci, për rastin e së cilës familjarët kanë bërë kallëzim për neglizhencë mjekësore.Në një deklaratë zyrtare, ministria shprehu ngushëllime për familjen dhe njoftoi se ka kërkuar një vlerësim të plotë dhe të pavarur të mënyrës si është trajtuar pacientja, duke përfshirë çdo hap nga paraqitja e saj në spital deri në përfundimin e trajtimit.Ministria thekson se rezultatet do të shqyrtohen me seriozitet dhe, nëse konstatohen parregullsi apo mangësi, do të merren masa sipas ligjit. "Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së pacientes M.K. dhe i përcjell familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta. Në respekt të familjes dhe në këtë moment të dhimbshëm, MSHMS po ndjek me përgjegjshmëri të plotë të gjitha hapat që lidhen me trajtimin dhe menaxhimin e këtij rasti.Ministria ka kërkuar kryerjen e një vlerësimi të plotë dhe të pavarur të menaxhimit të rastit, me qëllim vlerësimin profesional dhe të paanshëm të të gjithë procesit të kujdesit shëndetësor, nga paraqitja e pacientes deri në përfundimin e trajtimit. Angazhimi ynë është i plotë për të garantuar transparencë dhe përgjegjshmëri.Çdo gjetje mbi vlerësimin e menaxhimit të rastit do të analizohet me seriozitetin maksimal dhe, nëse evidentohen parregullsi apo mangësi në ndjekjen e rastit, do të merren të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale. Siguria e nënës dhe garantimi i kujdesit obstetrikal në kohë, me cilësi dhe në përputhje me standardet e përcaktuara, janë përgjegjësi të panegociueshme të sistemit shëndetësor" thuhet në deklaratën për shtyp. Share Ora 15:16 ‘Në Pogradec pati vonesa’, apeli mes lotësh i motrës së 37-vjeçares shtatzënë që humbi jetën rrugës për në spital: Të zbardhet e vërteta Motra e Marjana Karolina Bunajt, 37-vjeçares nga Pogradeci që ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Tiranës, tregon zinxhirin e ngjarjeve përpara tragjedisë. Albina Mekolli jeton pranë së motrës, ndërsa bashkëshorti i Marjanës dhe familjarët e tij jetojnë në SHBA ku ajo priste t’u bashkohej. I shoqi ishte larguar vetëm 3 ditë më parë.Me të telefonuar të motrën dhe mbërritur në spital, mjekët kanë konstatuar se 37-vjeçarja kishte nevojë të menjëhershme për ndihmë të specializuar. Në pamundësi të vendosjes në dispozicion të helikopterit, rreth orës 04:00 të mëngjesit është nisur me ambulancë.Pretendimet e Mekollit janë se situata nuk është menaxhuar si duhet dhe me shpejtësi, pasi në Pogradec janë vonuar rreth 3 orë. Ajo beson se reagimi efikas do t’i kishte shpëtuar jetën së motrës.“Në orën 12 më merr motra në telefon dhe më tha: hajde më merr se kam dhimbje të forta barku. Shkova shumë shpejt sepse jemi afër. E çova në maternitet sepse ishte shtatzënë. Mjekja roje i bëri një vizitë, një eko dhe tha se ka gjakderdhje të brendshme. Ajo tha duhet ta çojmë për Tiranë. U mblodhën të gjithë, ajo tha duhet çuar sa më parë. Dëgjova që po thonin për helikopterin, por u shprehën se nuk vjen dot sepse është natë. Ajo tha s’kam ç’t’i bëj më këtu, duhet ta çojmë sa më parë. Nuk di kë telefonoi doktoresha, erdhën mjekët e reanimacionit dhe thanë s’mund ta çojmë pa pasur një mjek me vete se ishte shtatzënë. E çuan në reanimacion, pati dhe ca vonesa. Me ambulancë e nisën pas orës 4 të mëngjesit. Kishte dhimbje gjatë gjithë kohës. Në Pogradec nuk iu bë asnjë ndërhyrje kirurgjikale. I vunë vigonë për serume dhe gjak, thoshin s’mund ta çojmë kështu, nuk e di. Nëse do të ishim nisur pak më parë, do të më kishte shpëtuar motra të paktën, fëmija, s’e di. Mbase nëse arrinim më herët në Tiranë do të shpëtonte. Po të ishte në një sallë operacioni... duhet të shihen më mirë, s’mund të çohet në Tiranë një grua shtatzënë me një infermier. Kërkoj drejtësi, të zbardhet e vërteta, a ndërroi jetë nga pakujdesia apo jo. Unë besoj që nëse do të kishte më shumë shpejtësi, sot do të ishte mes nesh”, thotë ajo. Share Ora 13:51 7-muajshe shtatzënë, detajet për vdekjen e 37-vjeçares nga Pogradeci: Fute te spitali i Elbasanit se na iku (VIDEO) 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa dërgohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës priste fëmijën e saj të parë, mëson Report Tv. Gruaja nga Mirdita, e martuar në Pogradec, ishte në muajin e 7-të të shtatzënisë. I shoqi kishte pak ditë që ishte larguar drejt SHBA-ve, ku ai dhe familja e tij jetojnë, ndërsa 37-vjeçarja priste që t’u bashkohej atje. Për të do të ishte hera e parë në SHBA.Mesnatën e së dielës, 37-vjeçarja kishte dhimbje barku. Ajo ka telefonuar motrën që banonte pranë saj, e cila menjëherë ka shkuar dhe e ka marrë me makinë për ta dërguar në spital.Atje mjekët kanë dyshuar për hemorragji dhe pasi e kanë vendosur në katin e sipërm të maternitetit, kanë konstatuar se duhej dërguar në Tiranë. Është diskutuar edhe helikopteri por duke qenë se ka qenë errësirë, s’mund të realizohej.Sipas informacioneve të para, 37-vjeçarja është paraqitur me parametra jetësorë të ulët, në gjendje të patransportueshme, ndërsa më pas është kryer edhe reanimimi.Në orën 04:30 e kanë nisur me ambulancë për Tiranë. Në hyrje të Elbasanit ajo ka ndaluar së reaguari dhe infermierja i ka rënë xhamit të shoferit duke i thënë “Fute te spitali i Elbasanit se na iku.”Motra e 37-vjeçares ka qenë e pranishme edhe në ambulancë dhe thotë se 37-vjeçarja mbërriti e vdekur në spital. Më pas e dërguan për autopsi në morgun e Tiranës, kurse motra e së ndjerës ka shkuar në komisariatin nr. 4 për të bërë një kallëzim. Share P.J/U.D/ReportTv.al Korce pogradec grua shtatzene Marjana Karolina Bunaj albina mekolli Komento Komente Or tej: 31/08/2026 16:27 Helikopteri naten ka frike te qarkulloje vetem per shqiptaret apo edhe per turistet or teeeejjjjj Përgjigju ylli: 31/08/2026 14:52 MJEKE KRIMINELE..... Përgjigju 12345: 31/08/2026 11:11 Epo te vdesi nje grua shtatzane per hemoragji te brendshme. O pika ju rente me gjithe shendetesi dhe fasada leshi qe keni! Përgjigju Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.5% Drejtësia 66% Nuk e di 3.5% Vota total: 1933 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?