Një nënë me fëmijën ende brenda barkut të saj humbi jetën mëngjesin e sotëm teksa dërgohej me urgjencë nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës. 37-vjeçarja, e cila ishte 7-muajshe shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të parë, kishte pësuar kriza në bark gjatë mesnatës të së dielës. LEXO edhe...7-muajshe shtatzënë, detajet për vdekjen e 37-vjeçares nga Pogradeci: Fute te spitali i Elbasanit se na iku Me të mbërritur në maternitet, mjekët kuptuan menjëherë se gjendja ishte kritike: parametra të ulët jetësorë dhe e pamundur të transportohej pa u stabilizuar. Dyshimet e para ishin për hemorragji të brendshme dhe sapo ia dolën ta reanimonin, rreth orës 04:30 të mëngjesit, e nisën drejt Tiranës. 37-vjeçarja nga Mirdita s’mundi t’i mbijetonte udhëtimit. Në afërsi të Elbasanit, gjendja e saj u përkeqësua, kishte të vjella dhe infermierja urdhëroi që ambulanca t’i drejtohej menjëherë spitalit të qytetit, aty ku gruaja edhe ndërroi jetë. Motra e saj pretendon se 37-vjeçarja mbërriti e vdekur në spital, ndërsa trupi ndodhet në morgun e Tiranës. Tanimë ajo i është drejtuar komisariatit për të bërë një kallëzim. Sipas detajeve që Report Tv mëson për 37-vjeçaren, ajo priste të largohej drejt SHBA-ve për herë të parë, për t’u bashkuar me të shoqin dhe familjen e tij. Ora 13:51 7-muajshe shtatzënë, detajet për vdekjen e 37-vjeçares nga Pogradeci: Fute te spitali i Elbasanit se na iku 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa dërgohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës priste fëmijën e saj të parë, mëson Report Tv. Gruaja nga Mirdita, e martuar në Pogradec, ishte në muajin e 7-të të shtatzënisë. I shoqi kishte pak ditë që ishte larguar drejt SHBA-ve, ku ai dhe familja e tij jetojnë, ndërsa 37-vjeçarja priste që t’u bashkohej atje. Për të do të ishte hera e parë në SHBA.Mesnatën e së dielës, 37-vjeçarja kishte dhimbje barku. Ajo ka telefonuar motrën që banonte pranë saj, e cila menjëherë ka shkuar dhe e ka marrë me makinë për ta dërguar në spital.Atje mjekët kanë dyshuar për hemorragji dhe pasi e kanë vendosur në katin e sipërm të maternitetit, kanë konstatuar se duhej dërguar në Tiranë. Është diskutuar edhe helikopteri por duke qenë se ka qenë errësirë, s’mund të realizohej.Sipas informacioneve të para, 37-vjeçarja është paraqitur me parametra jetësorë të ulët, në gjendje të patransportueshme, ndërsa më pas është kryer edhe reanimimi.Në orën 04:30 e kanë nisur me ambulancë për Tiranë. Në hyrje të Elbasanit ajo ka ndaluar së reaguari dhe infermierja i ka rënë xhamit të shoferit duke i thënë “Fute te spitali i Elbasanit se na iku.”Motra e 37-vjeçares ka qenë e pranishme edhe në ambulancë dhe thotë se 37-vjeçarja mbërriti e vdekur në spital. Më pas e dërguan për autopsi në morgun e Tiranës, kurse motra e së ndjerës ka shkuar në komisariatin nr. 4 për të bërë një kallëzim. Share P.J/ReportTv.al Korce pogradec grua shtatzene Komento Komente 12345: 31/08/2026 11:11 Epo te vdesi nje grua shtatzane per hemoragji te brendshme. O pika ju rente me gjithe shendetesi dhe fasada leshi qe keni! Përgjigju Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.3% Drejtësia 66.2% Nuk e di 3.4% Vota total: 1575 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

