Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Furgoni përplas turmën në Paradën e Krenarisë në Berlin, 1 e vdekur, 29 të plagosur! Vritet autori, kapet bashkëpunëtori! Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë (VIDEO)


Personi i dyshuar për atë që autoritetet e quajnë "sulm terrorist islamist" gjatë Paradës së Krenarisë është qëlluar për vdekje nga policia. Policia hapi zjarr pasi Abdul Ballout, një 21-vjeçar me shtetësi gjermane dhe origjinë libaneze, u vërsul drejt efektivëve me thikë në Spandau, një lagje në pjesën perëndimore të Berlinit. LEXO edhe...'Shqipëria qëndron krah Gjermanisë', Rama reagon pas sulmi

Personi i dyshuar për atë që autoritetet e quajnë "sulm terrorist islamist" gjatë Paradës së Krenarisë është qëlluar për vdekje nga policia. Policia hapi zjarr pasi Abdul Ballout, një 21-vjeçar me shtetësi gjermane dhe origjinë libaneze, u vërsul drejt efektivëve me thikë në Spandau, një lagje në pjesën perëndimore të Berlinit. LEXO edhe...'Shqipëria qëndron krah Gjermanisë', Rama reagon pas sulmit në Paradën e Krenarisë në Berlin: Nuk ka vend për urrejtjen, dhunën dhe ekstremizmin Kjo i dha fund një operacioni të madh kërkimi që u nis pasi një furgon i bardhë u përplas me një turmë njerëzish pranë parkut Tiergarten, pak para orës 22:00 të së shtunës në mbrëmje, duke vrarë një grua dhe duke plagosur të paktën 29 persona të tjerë. Policia tha se, pas përplasjes me automjet, disa persona u plagosën edhe në një sulm me thikë. Duke folur për gazetarët të dielën, ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, tha se provat tregojnë se bëhet fjalë për një "sulm terrorist islamist". "Kemi të bëjmë me një të dyshuar që më parë kishte tërhequr vëmendjen për një numër të madh veprash penale, radikalizim dhe lidhje me skenën islamiste," tha Dobrindt. Një deklaratë e Prokurorisë së Berlinit dha më shumë detaje mbi të kaluarën penale të Ballout. Sipas prokurorëve, në maj të vitit 2025 ai udhëtoi përmes Turqisë drejt Libanit me synimin për t'iu bashkuar grupit militant Shteti Islamik (IS) në Siri. Gjatë qëndrimit në Liban, ai dyshohet se krijoi kontakte me disa persona që besonte se ishin anëtarë të Shtetit Islamik. Ai u arrestua në Liban në korrik 2025 dhe u dënua me tre muaj burg për nxitje të konfliktit fetar. Në nëntor 2025 ai u kthye në Gjermani, ku u arrestua në aeroportin Berlin Brandenburg dhe u mbajt në paraburgim. Në maj të këtij viti, ai u dënua me një vit e dhjetë muaj burg për "përgatitje të një akti të rëndë dhune që rrezikon shtetin". Megjithatë, ekzekutimi i dënimit u shty për gjashtë muaj dhe ai u vendos nën mbikëqyrjen e një oficeri prove. Më herët, Ballout ishte dënuar edhe për sulm fizik dhe grabitje në vitin 2022, si dhe për grabitjen e një personi, të cilit i kishte marrë kufjet, në vitin 2020. Dobrindt njoftoi se Gjermania do të rrisë nivelin e gatishmërisë ndaj kërcënimeve pas sulmit. Ai shtoi se edhe shtetet e tjera janë informuar për ngjarjen dhe janë këshilluar të rishikojnë masat e sigurisë për aktivitetet e mëdha publike. Të dielën, kancelari gjerman Friedrich Merz vizitoi vendin e sulmit në parkun Tiergarten. Më pas, ai foli jashtë një shërbese fetare kushtuar viktimave, ku u zotua se do të "mbrojë lirinë dhe karakterin e hapur të mënyrës sonë të jetesës". "Këta ekstremistë nuk kanë vend në shoqërinë tonë," tha ai, duke shtuar se Gjermania nuk do të lejojë që "helmi i terrorizmit" të ndikojë në shoqërinë e saj. Policia e Berlinit bëri të ditur se personat u goditën në rrugën Ahornsteig, një shteg i gjatë që përshkon parkun Tiergarten, kryesisht në një zonë të pyllëzuar. Ndërkohë, mediat gjermane raportojnë se të plagosurit nga sulmi nuk ndodhen më në rrezik për jetën. Sulmi i së shtunës i dha fund atmosferës festive të Christopher Street Day në Berlin, ku qindra mijëra njerëz dalin çdo vit në rrugët e qytetit për një nga aktivitetet Pride më të njohura në Evropë. Christopher Street Day përkujton kryengritjen e parë të njohur të komunitetit LGBT në Nju Jork në vitin 1969, në lokalin Stoneëall Inn, i cili ndodhet në rrugën Christopher Street. Pas sulmit u anuluan edhe aksioni i planifikuar i pastrimit në parkun Tiergarten, si dhe tregu i mëngjesit që ishte parashikuar të zhvillohej të dielën në mëngjes. Më vonë gjatë ditës, disa anëtarë të komunitetit LGBT u rikthyen pranë Portës ikonike të Brandenburgut për një homazh të improvizuar në nder të viktimave. Folësit dënuan ekstremizmin në të gjitha format e tij, por njëkohësisht kritikuan qeverinë për mungesë mbështetjeje, duke veçuar shkurtimet e fundit buxhetore për organizatat që mbështesin komunitetin LGBT. Share Ora 21:04 Sulmi terrorist në Paradën e Krenarisë, flamujt në parlamentin gjerman ulen në gjysmështizë Flamujt në ndërtesën e Rajhstagut, selia e Bundestagut gjerman, po valëviten në gjysmështizë në Berlin pas sulmit të mbrëmshëm në Paradën e Krenarisë.Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner, tha:“Çdokush që sulmon njerëzit që mbrojnë lirinë, të drejtat e barabarta dhe diversitetin, po sulmon vetë themelet e shoqërisë sonë demokratike dhe po shkel dinjitetin njerëzor.” Share Ora 19:28 Përplasi turmën me furgon, qëllohet për vdekje gjatë operacionit policor autori i sulmit në Berlin I dyshuari për sulmin gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin është qëlluar për vdekje gjatë një operacioni policor në një kompleks kopshtesh, sipas mediave gjermane.Sipas raportimeve, operacioni u zhvillua në Spandau, një lagje në pjesën perëndimore të Berlinit. Në një deklaratë, Policia e Berlinit tha se i dyshuari për sulmin e djeshëm humbi jetën pasi efektivët e policisë përdorën armët e zjarrit kundër tij. Share Ora 14:17 Kancelari Merz reagon pas tragjedisë në Berlin: Ishte një sulm ndaj shoqërisë sonë, autorët do të përballen me drejtësinë! Kancelari gjerman Friedrich Merz e cilësoi sulmin gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin si “të neveritshëm” dhe “një sulm ndaj shoqërisë sonë”. Ai tha se qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota ishin mbledhur në mënyrë paqësore për të promovuar mirësinë, tolerancën, lirinë dhe hapjen, duke theksuar se Gjermania do të vazhdojë t’i mbrojë këto vlera. Merz u shpreh se krimi do të hetohet plotësisht dhe autorët do të përballen me drejtësinë në masën më të plotë që parashikon ligji. Ai shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës, u uroi shërim të shpejtë të plagosurve dhe falënderoi shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre.“Qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota festuan në mënyrë paqësore në Christopher Street Day. Ata donin të tregonin se duhet ta trajtojmë njëri-tjetrin me mirësi dhe tolerancë. Ne jemi një shoqëri e hapur dhe e vlerësojmë lirinë, dhe do të vazhdojmë t’i mbrojmë këto vlera. Ky krim do të hetohet deri në fund dhe autorët do të përballen me drejtësinë në masën më të plotë që parashikon ligji. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Të plagosurve u uroj shërim të plotë dhe sa më të shpejtë, ndërsa falënderoj të gjitha shërbimet e emergjencës.”tha Merz të dielën Share Ora 10:29 Kishte një muaj që mburrej se po përgatiste një sulm, kush është 21-vjeçari që mori para turmën me furgon në Paradën e Krenarisë në Berlin Policia e Berlinit beson se ka identifikuar të paktën një person të dyshuar si autor të sulmit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Paradën e Krenarisë (Pride), ku një furgon u përplas me turmën, duke vrarë një grua dhe duke plagosur 16 persona. Bëhet fjalë për Abdul B., një 21-vjeçar me shtetësi gjermane dhe origjinë libaneze. Ai ishte liruar në muajin maj nga një qendër rehabilitimi për të mitur dhe, sipas autoriteteve, njihej për lidhje me "rrethe islamiste".21-vjeçari, Abdul Ballout i lindur në Berlin, ka precedentë penalë për agresion dhe shantazh. Sipas përshkrimit të policisë, ai është rreth 1.90 metra i gjatë, trup i dobët, flokë të zinj dhe në momentin e sulmit kishte veshur një bluzë të zezë me kapuç dhe pantallona të bardha.I kishte rrëfyer një fqinji se po përgatiste sulminPak pas orës 01:00 të natës, policia bastisi një apartament në lagjen Schöneberg, jo shumë larg vendit ku po zhvillohej Pride. Sipas hetimeve, Abdul B. jetonte aty me nënën dhe vëllezërit e motrat e tij.Një fqinj deklaroi për gazetën Die Ëelt se 21-vjeçari kishte muaj që mburrej se po përgatiste një sulm terrorist dhe shprehte vazhdimisht pakënaqësi për jetën e tij në Gjermani. Megjithatë, kur forcat e policisë mbërritën në apartament, ai rezultoi i boshatisur.Dyshime për motive fetare"Ky person është i njohur për forcat e rendit dhe ka lidhje me rrethe islamiste në Berlin", deklaroi zëdhënësi i policisë, Florian Nath.Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse Abdul B. ishte drejtuesi i furgonit apo nëse në sulm kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë. Automjeti, i cili u gjet bosh dhe i dëmtuar rëndë, është sekuestruar në vendngjarje."Çdo person që ka informacion për vendndodhjen aktuale të Abdul B. ftohet të kontaktojë portalin e policisë së Berlinit për denoncime ose të paraqitet në çdo komisariat policie", thuhet në njoftimin zyrtar të autoriteteve.Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që autori të ketë pasur bashkëpunëtorë, të cilët mund të jenë ende në arrati dhe të përfshirë në plagosje të tjera në kryeqytetin gjerman. Share SI.E./P.J/ReportTv.al Abdul Ballout parada e krenarise LGBTI gjermani Berlin Komento Komente Sula: 26/07/2026 19:45 Mire ja kan bere qe e kan qellu,njerez me paragjykime cdo njeri e din vete se si don ta jetoje jeten,se nuk te pelqen ai person mos rri me te dhe jo ti vrasesh,jane bij nenash edhe ato. Përgjigju Xhovan: 26/07/2026 10:31 shume lajm i trishte...prandaj eshte kaq i rendesishem krijimi i hapesirave te sigurta per personat lgbti Përgjigju Zari: 26/07/2026 11:13 Lajm u trishte???? Keta mostra po shkaterrojne idealet e familjet. Te kishte hequr qafe dhe disa te tjere do kish ber mire. Ti xhovan, shko dhe ti meqe paske kaq keqardhje per keta mostra te natyres. Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.9% Jo 29.1% Nuk e di 7% Vota total: 4139 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?