Fundi i gushtit ka sjellë një tjetër valë lëvizjesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Shumë pushues kanë zgjedhur të shfrytëzojnë ditët e fundit të sezonit veror në bregdetin shqiptar, duke rritur ndjeshëm numrin e automjeteve në pikën kufitare të Morinës. Fluksi i mjeteve vijon përgjatë Rrugës së Kombit, veçanërisht në aksin nga Morina deri te Pika e Pagesës, ku qarkullimi është më i dendur. LEXO edhe...Lojërat Mesdhetare 2026/ Sukses kuqezi në padel, Curri dhe Naska fitojnë 2-0 ndaj Kosovës dhe kalojnë në fazën e 1/16-ave Për përballimin e situatës, në Morinë janë vënë në funksion të gjitha sportelet, ndërsa edhe në Pikën e Pagesës së Rrugës së Kombit po punohet me kapacitet të plotë për të shmangur krijimin e radhëve. Lëvizjet e shumta pritet të vijojnë gjatë orëve të ardhshme, teksa udhëtarë të shumtë nga Kosova po i drejtohen plazheve të Shqipërisë për një fundjavë apo disa ditë pushime para përfundimit të sezonit veror. SI.E./E.H/ReportTv.al Kukes kosove sezoni turistik morine Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarrët? Mirë 90% Keq 5% Nuk e di 5% Vota total: 20 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarrët?

