Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish mëngjesin e sotëm studentët për dialog. Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihet një tryezë prej guri me fletët me shkrimin dialog. Ftesa e Ramës për dialog është refuzuar disa herë nga studentët. Këta të fundit kanë njoftuar sot protestën e radhës që pritet të mbahet në orën 10:00, duke shënuar kështu ditën e 15-të të saj. Ashtu si në vijim të ditëve të mëparshme, protestës do t'i bashkohen pedagogët dhe qytetarët. Përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve kanë qenë të forta, ndërsa ka patur të lënduar dhe të shoqëruar. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

