Lajme Zone
'Fshesa' e Erion Veliajt në bashkinë e Tiranës, me vulën e Edi Ramës apo kundër tij?
PolitikëPamfleti

'Fshesa' e Erion Veliajt në bashkinë e Tiranës, me vulën e Edi Ramës apo kundër tij?

Ky produkt politik duket qartë se pompohet nga lart për të nxitur një zhvillim brenda Partisë Socialiste të Tiranës, e cila prej kohësh ndodhet në një gjendje kaotike.

Edi Rama dhe Erion Veliaj / Shkarkimi i Anuela Ristanit, lejet e kullave dhe përplasja për kontrollin e Bashkisë së Tiranës ngrenë dyshimin se pas “revoltës” së Veliajt fshihet një tjetër luftë interesash e drejtuar nga Edi Rama... Shkarkimi i Anuela Ristanit nga drejtimi i përkohshëm i Bashkisë së Tiranës prej Erion Veliajt po ushqen teori konspirative në disa qarqe politike pranë mazhorancës.

Ky produkt politik duket qartë se pompohet nga lart për të nxitur një zhvillim brenda Partisë Socialiste të Tiranës, e cila prej kohësh ndodhet në një gjendje kaotike.

Erion Veliaj, i cili gjendet në një situatë të rënduar penale, familjare dhe ligjore, i ka dhënë vetes luksin të krijojë përshtypjen se do të rikthehet për të rivendosur pushtetin e tij në Bashkinë e Tiranës.

Në fakt, Veliaj mund ta ndërmerrte këtë veprim kur të donte, pasi askush nuk e ka larguar nga posti. Ah, po, është një njeri që e ka bërë këtë: Edi Rama.

Me një vendim qeverie, Rama shkarkoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe e mbrojti këtë akt edhe në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata më pas e anuloi vendimin e qeverisë.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e mori vendimin vetëm për shkak të telashit që Edi Rama hapi me shkarkimin e Veliajt. Ky veprim çoi më pas në provokimin e zgjedhjeve të parakohshme në disa bashki të vendit, të cilat nuk u zhvilluan në Tiranë.

Problemet në Bashkinë e Tiranës i krijoi vetë Edi Rama. Ai largoi nga zyrat njerëzit që Erion Veliaj kishte komanduar me shkresë nga paraburgimi i Durrësit. Më pas detyroi personin e komanduar të firmoste shkarkimin e thuajse të gjithë drejtuesve të ndërmarrjeve bashkiake, duke nisur nga UKT-ja, ku drejtimi ndryshoi tri herë pas burgosjes së Veliajt, e deri te Policia Bashkiake. Njerëzit që i drejtojnë aktualisht këto institucione i ka përcaktuar vetë shefi i madh.

Pyetja që shtrohet tani është se si ka mundësi që Erion Veliaj ka dorë të lirë për shkarkime dhe emërime, ndërsa Edi Rama hesht. Madje po qarkullojnë lajme sikur kryeministri nuk i ka pranuar në zyrë njerëzit e shkarkuar nga Veliaj.

Gjithkush e di se Edi Rama nuk pret në zyrën e tij njerëz të rangjeve që nuk i ka negociuar vetë.

Zyra e kryeministrit nuk funksionon si një institucion ku zyrtarët dhe nëpunësit takohen sipas një logjike shtetërore. Ajo është një sallon privat, ku “pashai” pret miq dhe armiq me një synim të vetëm: të arrijë “deal”-in që kërkon.

A mundet Erion Veliaj, megjithëse ndodhet në kushte të vështira dhe është i zemëruar, t’i rrëzojë me një të rënë të stilolapsit të gjitha kullat e ngritura gjatë dy viteve?

Sa për parantezë, Anuela Ristani, pak para largimit, firmosi një sërë lejesh ndërtimi që hyjnë në kompetencën e kryetarit të bashkisë. Ajo firmosi edhe siglime për kulla që hyjnë në kompetencën e KKT-së, ku kryetari i bashkisë nënshkruan pjesën bazë, derdhjen në arkën e bashkisë të taksës së ndikimit në infrastrukturë, në masën 8 për qind të vlerës.

Këtu shtrohet një pyetje tjetër: a përbën largimi i Ristanit një zerim të firmave të saj për lejet dhe siglimet e kullave? A i bën ato nul?

Në këtë panoramë janë ndërthurur aq shumë interesa dhe ekuilibra, sa duket e vështirë të besohet se gjithçka ka ardhur vetëm nga inati i kryebashkiakut në qeli.

Interesat e mëdha që janë në lojë japin sinjale se asnjë veprim nuk kryhet pa lejen e Edi Ramës, ose të paktën asnjë vendim që fsheh pas vetes miliona.

Një vit më parë, Edi Rama shkatërroi të gjitha tendat e bareve në Tiranë, të cilat ishin pjesë e zonës së ndikimit të lobit të Erion Veliajt. Ai shkoi edhe më tej, duke prishur ndërtime në kodrat e Tiranës, pronarët e të cilave ishin emra të njohur të PS-së, deputetë dhe zyrtarë të lartë.

Veliaj nuk lëshoi asnjë zë. Të dëmtuarit, ndërkohë, shpërthyen në protestë dhe një pjesë e madhe e tyre u shfaqën më pas në revolucionin e flamingove.

A mos vallë Rama, siç thonë gojët e liga pas takimit me Alex Sorosin në Dhërmi, po përpiqet ta zbusë zemërimin e flamingove me tenda apo komplekse rezidenciale në Farkë?

Ditët në vazhdim do ta tregojnë. Një gjë mbetet e qartë: kjo luftë kulisash nuk ka asnjë lidhje me interesat apo vullnetin e socialistëve.

Ajo është një luftë kulisash në kuptimin e plotë të fjalës. Edhe nëse nuk komandohet drejtpërdrejt nga Edi Rama, gjë që është e vështirë të besohet, ai po e manovron./Pamfletifshesa e veliajt me vulën e edi ramës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Nisin dorëheqjet në qeverinë "Rama", Evis Sala ikën nga Shëndetësia 2 Shtator 2026, 12:4412:44Politike Ikën Gonzato, Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë 2 Shtator 2026, 12:1412:14Politike Shqipëria ende larg standardeve të BE, por duhet gjetur një formulë e ndërmjetme integrimi 2 Shtator 2026, 11:4011:40Politike Ina Zhupa kërkon ndalimin e projektit TID Durrës: Të rishikohet baza juridike dhe urbanistike 2 Shtator 2026, 11:3911:39Politike Kryeministri Rama mbledh sot drejtuesit politikë dhe ministrat, takimi në “Vilën e Kuqe” 2 Shtator 2026, 11:0311:03Politike Përplasjet para Kryeministrisë, Bardhi: Dënoj dhunën ndaj protestuesve, të lirohen menjëherë 14 të arrestuarit 2 Shtator 2026, 10:5710:57Politike