Bashkimi Evropian synon t’i japë më shumë kompetenca agjencisë kufitare Frontex, duke e përfshirë edhe në kthimin dhe deportimin e emigrantëve të parregullt nga vendet jashtë unionit. Nisma synon të forcojë bashkëpunimin me shtetet e treta për të frenuar emigracionin e parregullt drejt Evropës.
Sipas rregullave të propozuara, Frontex do të mund të mbështesë autoritetet e vendeve jashtë BE-së në kthimin e shtetasve të huaj drejt vendeve të origjinës. Kjo përfshin edhe bashkëpunimin me qeveritë e Afrikës së Veriut për kthimin e emigrantëve nga Afrika Qendrore, përpara se ata të nisen drejt Evropës.
Një tjetër pikë e reformës lidhet me qendrat e kthimit në vendet e treta. Në to do të mund të strehohen persona të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil ose e drejta për të qëndruar në Bashkimin Evropian. Frontex do të mund të ndihmojë në organizimin e transferimit të tyre drejt vendeve të origjinës. Për këtë, do të nevojiten marrëveshje të posaçme me shtetet partnere. Agjencia ka tashmë marrëveshje statusi me vende si Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, të cilat lejojnë zhvillimin e operacioneve të caktuara.
Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit, Bashkimi Evropian po negocion një marrëveshje me Senegalin. Ndërkohë, Frontex ka një oficer ndërlidhës për Senegalin që prej vitit 2023, me përgjegjësi që përfshijnë edhe Mauritaninë dhe Gambinë.
Nisma lidhet edhe me përpjekjet për të parandaluar kriza të ngjashme me ato të përjetuara në Ceuta, enklavën spanjolle në Afrikën e Veriut, gjatë kalimeve masive të emigrantëve nga kufiri me Marokun./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet befrontes

