Një situatë shqetësuese për shëndetin e lojtarit Lorenc Trashi ka ndodhur në ndeshjen e kategorisë së parë mes Besëlidhjes dhe Korabit. Futbollisti i vendasve në pjesën e parë ka pësuar një shtrëngim në gjoks dhe është rrëzuar në fushë, duke sjellë panik tek të pranishmit. Menjëherë stafet mjekësore të dy skuadrave kanë hyrë në fushë dhe janë kujdesur për ish-futbollistin e kombëtares, i cili më pas e kaloi gjendjen e vështirë. Megjithatë është vendosur që Trashi të transportohet me urgjencë drejt spitali, për të mos rrezikuar. LEXO edhe...Takim i pazakontë në malin e Korabit, arusha shfaqet vetëm pak metra larg alpinistit dibran Pas 6 minutash ndërprerje skuadrat kanë marrë miratimin e mjekëve se gjithçka është në rregull dhe loja ka rinisur. Në momentin e ndërprerjes ndeshja ka qenë 0-1 në favorin e skuadrës mike të Korabit. Xh.K/ReportTv.al beselidhja Korabi Lorenc Trashi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 15.9% Nuk e di 6.2% Vota total: 5930 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

