Një nga qytetarët e dalë në protestën e 171-të kundër qeverisë deklaroi se janë duke ecur nëpër sheshet e Shqipërisë, të lirë, ashtu siç duhet të jenë realisht. Protestuesi deklaroi se frika tashmë ka vdekur. Ai shtoi se qytetarët do të jenë në sheshe, deri në largimin e kryeministrit Rama. Qytetari: Do jemi në sheshet e Shqipëisë deri në largimin e Ramës. Frika ka vdekur. Policia nuk është kundër nesh, përpos disave që marrin urdhra politikë.
Urdhrat politikë i marrin një pjesë shumë e vogël e policisë, komanda drejtuese. Sheshet e vendit janë tonat, ne jemi të lirë, kemi marrë leje për protestë dhe leja është konfirmuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 171 protesta
