Një ditë përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Francës, një debat politik ka zënë vend në qendër të vëmendjes pas deklaratave të ish-kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy për kombëtaren franceze. Kryeministri aktual i Spanjës, Pedro Sanchez, reagoi ashpër ndaj komenteve të Rajoy, të cilat u interpretuan si ksenofobe dhe raciste. Në një postim në rrjetin social X, Sanchez mbrojti vlerat e përfshirjes dhe respektit. “Spanja u përket atyre që e duan dhe punojnë për të, jo atyre që e çnderojnë me deklarata ksenofobe. Francë, shihemi në gjysmëfinale. Le të fitojë skuadra më e mirë dhe të humbasë racizmi”, shkroi ai. LEXO EDHE:Botërori 2026/ Lionel Messi para sfidës me Anglinë: Ndeshje e veçantë, nuk jam përballur kurrë me ta! Policia shton masat përpara gjysmëfinales Reagimi erdhi pasi Rajoy, në një artikull të botuar në gazetën El Debate, vlerësoi cilësinë e kombëtares franceze, por shtoi një koment që shkaktoi polemika. “Franca është një ekip i nivelit të lartë. Megjithatë, ata nuk kanë asnjë lojtar francez në radhët e tyre”, shkroi ish-kryeministri spanjoll. Deklarata u kritikua gjerësisht nga figura politike në Francë. Kreu i Partisë Socialiste, Olivier Faure, theksoi se identiteti francez nuk përcaktohet nga origjina apo ngjyra e lëkurës. “Franca nuk është një komb etnik, nuk ka ngjyrë lëkure apo fe. Është një komb politik i bashkuar rreth motos republikane”, deklaroi Faure. Në të njëjtën linjë reagoi edhe lideri i Partisë Komuniste Franceze, Fabien Roussel, i cili i cilësoi fjalët e Rajoy si një shprehje të hapur të racizmit ndaj kombëtares franceze. Pedro Sanchez ritheksoi se përkatësia ndaj një vendi nuk matet me mbiemrin, vendin e lindjes apo ngjyrën e lëkurës, por me kontributin dhe përkushtimin ndaj shoqërisë. Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU. Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Mariano Rajoy Pedro Sánchez Franca Spanja spanje FIFA Boterori 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës:
10 Korrik, 22:22
Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.3% Jo! 18.7% Disi! 3% Vota total: 4031 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?
