Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Frakulli i Fierit në ‘qetësi’ pas flakëve që dogjën 6 fshatra, ndërhyhet në një pikë zjarri


Sot ka vetëm një pikë zjarri ku po ndërhyjnë 30 trupa të Forcave të Armatosura. Pavarësisht se gjendja është e qetë deri më tani, masivi i pishave rrit rrezikun e riaktivizimit të flakëve.

Situata në Frakull të Fierit është qetësuar. Pas zjarrit që shkretoi një masiv në kodrat e Frakullës dhe 5 fshatra të tjerë, sot ka vetëm një pikë zjarri ku po ndërhyjnë 30 trupa të Forcave të Armatosura. Pavarësisht se gjendja është e qetë deri më tani, masivi i pishave rrit rrezikun e riaktivizimit të flakëve. LEXO edhe...Zjarri në Himarë, Rama takim me banorët: Çfarë s’na vret, na bën më të fortë! Dëmshpërblim për të prekurit (VIDEO) Nga zjarri që nisi pasditen e së premtes dhe vijoi deri të shtunën, u bë edhe ndërhyrja nga ajri me avionë “Air Tractor” për të neutralizuar flakët. Pati edhe evakuime, por më vonë të gjithë u kthyen në shtëpitë e tyre. Policia ka vënë në pranga një 50-vjeçar në Daullas që kishte ndezur zjarr për të djegur barishte, por i doli situata nga kontrolli. Por, autori i zjarrit masiv ende nuk është identifikuar. Lajm në përditësim... P.J/E.H/ReportTv.al frakull Fier zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.6% Të gabuar 21.2% Nuk e di 4.2% Vota total: 4284 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?