SPAK kërkon shpalljen fajtore të Fatime Kryemadhit, nënës së Monika Kryemadhit dhe ish-vjehrrës së Ilir Metës, për veprën penale të pastrimit të parave. Në konkluzionet përfundimtare prokuroria kërkoi dënimin e saj me 7 vite e 5 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në 5 vite, me pezullim të ekzekutimit dhe kryerje të dënimit në shërbim prove. Po ashtu, SPAK kërkoi konfiskimin e vilës trekatëshe të saj në zonën rezidenciale "Kodra e Diellit", duke argumentuar se, ndonëse pasuria rezulton e krijuar me burime të ligjshme, ajo ka vlerë ekuivalente me shumat që prokuroria pretendon se janë pastruar. Sipas prokurorit Sotir Kllapi, Fatime Kryemadhi nuk ka pasur burime të ligjshme për të shlyer kredi, qira dhe detyrime financiare në vlerë qindra mijëra euro, ndërsa përmes veprimeve të saj janë futur në sistemin bankar rreth 846 mijë euro me burim të pajustifikuar. SPAK pretendon se këto veprime nuk janë kryer për përfitim personal, por në favor të vajzës së saj, Monika Kryemadhi, dhe ish-dhëndrit, Ilir Meta. LEXO EDHE:Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK Prokuroria kërkoi gjithashtu dënimin e Ema Çokut me 7 vite burg për pastrim parash, që me gjykim të shkurtuar ulet në 4 vite e 8 muaj, si dhe të Piro Xhixhos me 4 vite e 6 muaj burg për korrupsion pasiv, që reduktohet në 3 vite. Për të dy u kërkua pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosja në shërbim prove. Sipas SPAK, Çoku ka firmosur një deklaratë noteriale për një hua prej 220 mijë eurosh, me qëllim justifikimin e burimit të parave të Fatime Kryemadhit, ndërsa Xhixho, në cilësinë e ish kreut të AKEP, ka favorizuar kompani të lidhura me biznesmenin Adrian Shatku, pas ndërhyrjeve të pretenduara të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Në seancën e së hënës, GJKKO rrëzoi kërkesën e Fatime Kryemadhit për t'u tërhequr nga gjykimi i shkurtuar dhe për bashkimin e çështjes së saj me procesin ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët po gjykohen veçmas me procedurë të zakonshme për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Mbrojtësit e të pandehurve kërkuan kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, ndërsa seanca e radhës u shty për më 27 korrik, në orën 12:00. Pretenca e SPAKFatime Kryemadhi – ‘Pastrim parash’ – 7 vite e 5 muaj burg, ulet në 4.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar/ Dënimi të pezullohet në 5 vite shërbim provePirro Xhixho – ‘Korrupsion pasiv’ – 4 vite e 6 muaj burg, ulet në 3 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar/ Dënimi të pezullohet në 4 vite shërbim proveEma Çoku – ‘Pastrim parash’ - 7 vite burg, ulet në 4.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar/ Dënimi të pezullohet në 5 vite shërbim prove-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë K.B/E.H/Shqiptarja.com TAG: GJKKO Gjyqi i ilir Metës fatime kryemadhi Ema Coku Pirro Xhixho spak monika kryemadhi Komento Komente Iris: 14/07/2026 02:54 Gjykimi i shkurtuar per te gjitha llojet e krimeve dhe keto konvertimet me sherbim prove kur flitet per krime te renda duhen hequr pergjithemone nga defteret e kadinjve.Si ja kthen burgun ne sherbim prove kur denimi eshte 3,apo 4 vjet dhe eshte per pastrim parash e korrupsion e nuk eshte se vodhi parate te supermarketi i lagjes,apo vodhi nje shtepi apo nje biciklete nje here te vetme?! Po te ishin denime 2 vjet ose 1 vit +1/2 hajde se po t'a ulim ne sherbim prove pasi ke bere 1 vit,ose 6 muaj,por te perfitosh edhe gjykim te shkurtuar edhe konvertim denimi ne te njejten kohe per te njejtin krim,mendoj qe nuk eshte e drejte. Përgjigju tefik: 13/07/2026 17:03 Prokurore leshi kush e di sa kane marre qe faktikisht e lane te lire. Përgjigju Sali: 13/07/2026 16:10 Ja keta hajduter prokurore e gjyqtare te pavarur nga shteti po vetem nga xhepi duhet te diskretitoni ju tw Shqiptarja jo na shurdhuat tere diten me kolen me qeleshe.protesta duhen bere vetem ndaj sistemit te drehtesise deri sa te shkulet kjo kaste gjyqtar e prokuror te koruptuar.kushedi sa miliona kane mare nga likja Përgjigju Sula: 13/07/2026 16:03 Hajde denim qe i bene te gjithe sherbim prove,o njerez e shikoni than qe do te denohen por jo i ledhatun koken .Kjo nuk eshte e drejte te tjeret denohen per hjera te vogla, kjo nuk eshte drejtesia qe deshem Përgjigju tel: 13/07/2026 16:03 Meqe i late te lire paguajuni edhe demshperblim per shqetesimet qe ju shkaktuat ketyre hajduterve.Turp per ata qe na dhane kete plehre qe quhet "reforme ne drejtesi". Përgjigju edmond (koder rreshen): 13/07/2026 14:26 Shikon ne Anderr sikur je denu 7 vjet burg ,te del gjumi nga tmerri dhe thu me vete : O Zot nuk qenka e vertet ! Kot nuk thon : enderrat e gjumit te dites nuk Gjykojn ( s´jan te verteta) ! Përgjigju Shkodrani: 13/07/2026 14:15 Gjynahi zotit shkojn e merren me nje plak kjo e shkreta e ka ble me kursimet e PENSIONIT.I ka kalu tan jeta blej ARKA KURSIMI prej xhami thej merru lekt e çoja ndertusit.Kjo ja ba edhe vedit me hile tu nejt as pa buk e as pa uje. Përgjigju Sondazhi i ditës:
10 Korrik, 22:22
Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 77.6% Jo! 19.2% Disi! 3.2% Vota total: 5054 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?

