Lajme Zone
FOTO+VIDEO/ Dyshohet se u rrëzua te shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, humb jetën anëtari i grupit të kërkim-shpëtimit shqiptar, ishte i apasionuar pas alpinizmit
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

FOTO+VIDEO/ Dyshohet se u rrëzua te shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, humb jetën anëtari i grupit të kërkim-shpëtimit shqiptar, ishte i apasionuar pas alpinizmit

Një person, i identifikuar si Erkin Lika 39-vjeç, dyshohet se ka humbur jetën teksa ishte në shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, në zonën e Klosit.

Një person, i identifikuar si Erkin Lika 39-vjeç, dyshohet se ka humbur jetën teksa ishte në shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, në zonën e Klosit. Sipas burimeve pranë Policisë së Matit, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa dyshohet se personi ka rënë në një zonë të thellë shkëmbore.

Viktima Erkin Lika ishte pjesë e një grupi të kërkim-shpëtimit që angazhohej në operacione për shpëtimin e personave të përfshirë në aksidente, teksa ishte i apasionuar pas alpinizmit. Sipas informacioneve paraprake, Lika ndodhej në zonë së bashku me grupin, ndërsa dyshohet se ka rrëshqitur nga shkëmbinjtë teksa po fotografonte pjesëtarët e ekipit, duke rënë në humnerë dhe duke humbur jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e kërkim-shpëtimit, ndërsa operacionit i janë bashkuar edhe ekipet nga Kosova për nxjerrjen e trupit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat po zhvillojnë ende kërkimet. Top Channel