Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

FOTO+VIDEO/ Dyshohet se u përdor nga autorët e vrasjes së Viktor Bardhit, gjendet i shkrumbuar Audi A4


Kjo është makina e gjendur e djegur e autorëve, që dyshohet se është përdorur në ekzekutimin e Viktor Bardhit sot në 3 shtator.

Kjo është makina e gjendur e djegur e autorëve, që dyshohet se është përdorur në ekzekutimin e Viktor Bardhit sot në 3 shtator. Automjeti i gjendur i djegur është një Audi A4. Sipas raportimeve, viktima sot Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në një atentat të bujshëm në Rrëshen në shtator të vitit 2023. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa janë ngritur kontrolle dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, raporton Elidon Ndreka. Vrasja e sotme rikthen në vëmendje historikun e përplasjeve të përgjakshme që kanë tronditur prej vitesh Mirditën, ndërsa hetuesit pritet të verifikojnë edhe nëse ekziston ndonjë lidhje mes ngjarjes së sotme dhe atentatit ndaj Martin Bardhit. Policia dha më tepër informacion për ngjarjen e rëndë. Mirditë/Informacion paraprak Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: mirdite vrasja