Lajme Zone
FOTOLAJM/ “Shqiponjat” zbarkojnë para Kryeministrisë! Spraj me piper ndaj protestuesve, pasojat i vuajnë edhe vetë efektivët
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

FOTOLAJM/ “Shqiponjat” zbarkojnë para Kryeministrisë! Spraj me piper ndaj protestuesve, pasojat i vuajnë edhe vetë efektivët

Situata përpara Kryeministrisë është tensionuar më tej mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë ndaj protestuesve, ndërsa në zonë kanë mbërritur edhe efektivët e repartit “Shqiponja”.

Situata përpara Kryeministrisë është tensionuar më tej mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë ndaj protestuesve, ndërsa në zonë kanë mbërritur edhe efektivët e repartit “Shqiponja”. Gjatë ndërhyrjes është përdorur spraj me piper, i cili është përhapur mes turmës, duke prekur jo vetëm qytetarët që ndodheshin në protestë, por edhe vetë efektivët e policisë. Incidenti vjen pas përplasjeve të mëparshme mes protestuesve dhe policisë, kur disa qytetarë dolën përpara një furgoni policie, duke penguar lëvizjen e tij. Efektivët ndërhynë për t’i larguar, ndërsa gjatë përplasjes u dëgjuan edhe thirrjet “Mos i prek gocat!”. Më herët, policia shoqëroi Edison Likën dhe Dritan Goxhajn, të cilët, sipas informacioneve paraprake, refuzuan të merrnin fletët e gjobave të vendosura ndaj tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb