Seanca plenare e Kuvendit vijon prej orës 10:00 të paradites, në një diskutim maratonë ku në rendin e ditës është edhe projektligji i Partisë Socialiste për pagat e magjistratëve. Në mbrëmje, në Kuvend është paraqitur edhe kryeministri Edi Rama, teksa deputetët vijojnë diskutimet për ndryshimet e propozuara në sistemin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Mazhoranca pritet të votojë pro projektligjit të propozuar nga PS, i cili parashikon ndryshime në mënyrën e përcaktimit të pagave të magjistratëve. Drafti i shumicës parashikon një rritje prej rreth 8,500 lekësh të pagës referuese, ndërsa magjistratët kanë kërkuar një rritje rreth nëntë herë më të lartë. Kërkesa për një nivel më të lartë page është mbështetur edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Debati për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka vijuar prej orësh në Kuvend, ndërsa seanca pritet të përmbyllet me votimin e projektligjit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

