Lajme Zone
FOTOLAJM/ “Qeveria nuk është reklamë”, qytetarët mesazhe pikante nga protesta e 93: Më pak show, më shumë shtet!
PolitikëBalkanWeb

FOTOLAJM/ “Qeveria nuk është reklamë”, qytetarët mesazhe pikante nga protesta e 93: Më pak show, më shumë shtet!

Qytetarët vijojnë për të 93-tën ditë radhazi protestën kundër qeverisë, duke përcjellë edhe sot mesazhet e tyre përmes pankartave të vendosura në shesh. Protesta ka hyrë tashmë në muajin e katërt të qëndresës së pandërprerë.

Qytetarët vijojnë për të 93-tën ditë radhazi protestën kundër qeverisë, duke përcjellë edhe sot mesazhet e tyre përmes pankartave të vendosura në shesh. Protesta ka hyrë tashmë në muajin e katërt të qëndresës së pandërprerë. Një prej pankartave tërheq vëmendjen me mesazhin “Qeveria nuk është reklamë”, duke ironizuar atë që protestuesit e konsiderojnë si propagandë dhe mungesë përgjegjësie nga ana e qeverisë. Në një tjetër pankartë, qytetarët i referohen platformës së quajtur “Besa”, të prezantuar më herët nga kryeministri Edi Rama, duke e lidhur atë me përgjegjësinë e deputetëve dhe politikanëve. “Ju mblidhni deputetët për t’iu kërkuar llogari, por ‘Besa’ juaj parlamentare do t’i dërgojë në qeli”, shkruhet në pankartë. Pankartat janë shoqëruar me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesën e vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar se do të vijojnë qëndrimin e tyre në shesh. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta